Aktualitet

Humbi një ditë më parë, gjendet i mbytur 31-vjeçari tek Currilat në Durrës (EMRI)

24 Qershor 2019, 05:34 Nga DOSJA
Humbi një ditë më parë, gjendet i mbytur 31-vjeçari

Durrës- Në vendin e quajtur  Currilat në Durrës, është gjetur i pajetë një 31-vjeçar i cili ishte i humbur që prej ditës së djeshme. Mësohet se nga Policia Kufitare është gjetur trupi i pajetë i 31-vjeçarit, Donald Mollës.

31-vjeçari nga Skrapari dhe ishte futur për t’u larë në det me shokët por nuk mundi të dilte më prej andej dhe ishte mbytur menjëherë. Sipas rojeve bregdetare shokët e 31-vjeçarit pasi  nuk kanë mundur të gjejnë 31-vjeçarin kanë kërkuar ndihmën e policisë lokale.

Theksojmë se ditën e djeshme është zhdukur edhe një 18-vjeçar tek Rana e Hedhun në Shëngjin. Familjarët kanë nisur kërkimet për të riun por ende nuk e kanë gjetur. Po kështu dje tre persona rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës. Duhet të themi se problem është edhe mungesa e rojeve bregdetare në plazhet shqiptare. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet donald molla mbytet 31-vjeçari durrës donald molla mbytet 31-vjeçari durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Qershor 2019, 15:55

Aksident në Shkodër- Velipojë, 1 i plagosur

SHKODËR– Një persona ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë në fshatin Bërd...