Politike

Këshilli Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë! Kandidon Angjeli, Spaho i jep mbështetjen

21 Dhjetor 2021, 10:26 Nga DOSJA
Këshilli Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë!

TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar seanca dëgjimore me disa prej kandidatëve të vetofruar për dy vakancat e shpallura, në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Pjesë e kandidaturave të vetofruara ishte dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli, i cili në prezantimin e tij u shpreh se kandidon për këtë post pasi mendon se ka përvojën e nevojshme për të dhënë ndihmën e tij në ndryshimin e kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë. Kandidatura e Angjelit mori mbështetjen e deputetit të PD-së në Komisionin e Ekonomisë, Edmond Spaho, i cili tha se kjo është një kandidaturë ekselente.

DISKUTIMET:

Anastas Angjeli: Mendoj që një kontribut që mund të japë është përmirësimi i kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë. Ligji për Bankën e Shqipërisë është që nga viti 1997, pra për çerek shekulli nuk ka ndryshuar dhe ka nevojë të përmirësohet.

Përmirësime të tjera janë rritja e autonomisë e bankës së Shqipërisë, duke e bërë atë më të pavarur nga ato që parashikon Kushtetuta. Gjithashtu ka disa akte të tjera nënligjore që kanë të bëjnë me auditin e brendshëm edhe ato duhet të përmirësohen. Dhe dy elementë të tjerë janë transparenca, që duhet të bëhet në përputhje me legjislacionin në vendit tonë dhe siguria kibernetike.

Endmond Spaho: Vende të tilla në Bankën e Shqipërisë janë për individë me një eksperiencë dhe përvojë të madhe. Kështu që mendoj se zoti Anasatas Angjeli është një kandidaturë ekselente për këtë pozicion.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike anastas angjeli edmond spaho anastas angjeli edmond spaho

Sondazh

Poll