Politike

Basha:Parapaguam 60 mln euro për ‘Kombin’,një javë më pas u bëra ministër i Jashtëm

20 Dhjetor 2021, 21:16 Nga DOSJA
Basha:Parapaguam 60 mln euro për ‘Kombin’,një javë

TIRANë – Kryetari i Partisë Demokratike iu rikthye çështjes së Rrugës së Kombit, për të cilën u hetua gjatë kohës kur ishte ministër i Transporteve. Në emisionin “Real Story”, ai pranoi se është kryer parapagesë 60 milionë euro. Në emisionin “Real Story”, Basha tha se pas kësaj parapagese ai ka marrë detyrën e Ministrit të Jashtëm.

BASHA: Nuk i fshihem drejtësisë sepse nuk kam asgjë për t’u fshehur. Unë kam shkuar sa herë jam thirrur nga drejtësia dhe në të gjitha proceset dhe nuk i kam bërë bisht drejtësisë. Është një gënjeshtër e përpunuar me shumë mjeshtëri nga mediat e Edi Ramës. Ka ca gjëra që nuk i ndryshon 9 dhjetori e 18 dhjetori. Pasi e mbajti pas një kohe të gjatë në sirtar, mjafton të futesh në ëeb ku shkruhet se prokuroria dështoi të sillte një akuzë për Lulzim Bashën. Ka qenë vetëm një letër e stisur ku shkruhej në në rrugën e Kombit ishin shpërdoruar 270 milionë euro. Prokuroria duhet të tregohet e sinqertë pasi nuk mund të nisë një proces ku përfshin edhe parlamentin pasi duhej të hiqja imunitetin dhe këtë gjë e kam kërkuar sepse nuk kam asgjë për të fshehur. Jam krenar për atë që kam bërë në rrugën e Kombit. U akuzova për shpërdorimin e 270 milionë eurove për Durrës-Kukës-Morinën. U bë 60 milionë euro parapagesë, një javë më pas kisha nisur punën si ministër i Punëve të Jashtme. E pomponte kundërshtari politik atë akuzë.

(d,v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha rruga e kombit lulzim basha rruga e kombit

Sondazh

Poll