Art&Argëtim

Pse disa njerëz janë më të mirë në gjetjen e dhuratës perfekte?

20 Dhjetor 2021, 21:33 Nga DOSJA
Pse disa njerëz janë më të mirë në gjetjen e

Unë njoh disa njerëz që mbajnë detaje dhe shënime të dhuratave që do të bëjnë gjatë festave. Ata i “grumbullojnë” ato për javë nëse jo muaj përpara festave. Ndërkohë që disa kujtohen në minutën e fundit, duke kontrolluar internetin për ide dhe për t’u siguruar që nuk po i bëjnë dikujt në mënyrë të turpshme një dhuratë të përsëritur. Më pëlqen të bëj dhurata, por mërzitem shpejt, megjithatë njoh të tjerë që duket se e bëjnë këtë em pasion. Jo vetëm që kujdesen për detyrën shumë përpara kohe, por dhuratat që bëjnë janë jashtëzakonisht të menduara, specifike dhe unike. Pse planifikimi i dhuratave u vjen më natyrshëm disa njerëzve? Psikologët thonë se ka një arsye pse ai persone di gjithmonë saktësisht se çfarë dëshironi.

Në jetën time, kam kuptuar se dhuruesit më të mirë priren ta kenë jetën e tyre shumë të organizuar. Ata shpesh janë super kompetent, të organizuar dhe duket se  të qënurit i ‘rritur’ është një art që e zotërojnëe. Peggy Liu, profesoreshë e asociuar e administrimit të biznesit në Universitetin e Pitsburgut, SHBA, e cila ka studiuar psikologjinë e dhënies së dhuratave , është dakord. Liu thotë se dhuruesit e aftë që pëlqejnë dhuratat do të bëjnë gjëra të tilla si të mbajnë kujtime të dhuratës që morën njerëzit vitin e kaluar, nëse marrësit e pëlqyen atë dhe gjithashtu të kenë një formulë të caktuar dhuratash për njerëzit e tjerë në jetën e tyre, si mësuesit, kolegët ose fqinjët e fëmijët e tyre. 

Ky person në përgjithësi e di se çfarë duhet të japë, ndoshta një dhuratë të vogël si çokollata ose një filxhan kafeje, dhe planifikon para kohe. Ai gjithashtu e di se mund t’u japë njerëzve të vetmen gjë që ata gjithmonë duan dhe kanë nevojë, paratë, por balancojnë atmosferën jopersonale me diçka si një kartë e bukur e punuar me dorë.

Dhe ndërsa nuk ka ndonjë hulumtim formal që tregon se cilat lloje të personaliteteve janë më të mirë në dhënien e dhuratave, Liu thotë se dhuratat më të mira kanë tendencën të sjelli njëe ndjenjë arritjeje apo përmbushjeje duke blerë dhe dhënë dhuratat perfektedhe këta njerëz madje mund të shohin aftësinë e tyre për të dhuruar si një pjesë të personalitetit të tyre.  Për shembull, kur të tjerët në jetën e tyre i komplimentojnë ose u japin atyre reagime pozitive për dhënien e dhuratave kaq të mrekullueshme, kjo përforcon egon dhe imazhin për veten, gjë që i inkurajon ata të vazhdojnë të shpenzojnë gjithë atë kohë shtesë dhe kujdes kur japin dhurata. Kjo mund të rrisë kënaqësinë nga përvoja e dhënies së dhuratave. Kjo mund të funksionojë edhe në të kundërtën, duke i bërë dhuratat e këqija më keq. Ata që e shohin veten si të varfër në zgjedhjen e dhuratave si pjesë e identitetit të tyre, mund ta vënë veten në një spirale stresi kur është koha për të zgjedhur një dhuratë.

Dhënia e dhuratave është një mënyrë e qartë për të krijuar lidhje shoqërore, si dhe për t’u treguar të tjerëve se duam të ushqejmë një marrëdhënie me ta. Kjo gjithashtu mund të nxisë kënaqësinë e dikujt për dhënien e dhuratave dhe periudha të veçanta të vitit si Krishtlindjet janë një mundësi e tillë. Ndjenja e ngrohtë dhe e këndshme që marrim nga dhënia e dhuratave dhe marrja e tyre, është e gjitha pjesë e mënyrave tona shoqërore e na motivon të përfshihemi në dhënien e dhuratave.

Por ndoshta motivuesi më i mirë është të mendoni për atë buzëqeshje që do të shihni në fytyrën e dikujt kur të marrin dhuratën tuaj. Në fund të fundit, a nuk është kjo arsyeja e vërtetë që ne bëjmë dhurata çdo sezon festash? Na bën të ndihemi mirë dhe ndaj e zbatojmë si një traditë…pasi duam ta bëjmë këtë gjë.

Marrë nga BBC

(m.k/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete psikologji dhurata luksoze dhurata per vajza dhuratat e krishtlindjeve krishtlindje dhurata luksoze dhurata per vajza dhuratat e krishtlindjeve krishtlindje

Sondazh

Poll