Art&Argëtim

Beatrix do të dalë nga BBV, Donaldi e qetëson: Çdo gjë është ok, e dija nga fillimi

20 Dhjetor 2021, 15:18 Nga DOSJA
Beatrix do të dalë nga BBV, Donaldi e qetëson: Çdo

TIRANË – Në shtëpinë e Big Brother Vip është krijuar një stuatë e vështirë teksa Beatrtix Ramosaj ka kërkuar vazhdimisht të dalë nga shtëpia pasi thotë se nuk ndihet mirë.

Donaldi është përpjekur ta qetësojë duke e siguruar se çdo gjë është në rregull dhe nuk ka pse ndihet në këtë mënyrë. Ai i thotë se nuk e shikon dot në këtë gjendje dhe se do që ta shkundi që ajo të vijë në vete. Ai thotë se e ka kuptuar natyrën e Beatrix dhe që është natyrë depresive por këmbëngul se çdo gjë është në rregull dhe ajo duhet ta kuptojë si funksionon loja.

“Më duket sikur nuk ndryshoj dot gjë. të them bëj këtë apo atë ti nuk do. Ndihem keq se më duket sikur nuk kam gjë në dorë. Do e largojmë këtë gjendje, do e gjejmë një mënyrë. Mendoj se po e ngarkon veten shumë. Ej bëjmë një gjumë të mirë dhe nesër gjejmë gjëra për të bërë. E di që je njeri depresiv, e kam kuptuar që në fillim por çdo gjë është ok. Eja ikim të flemë”, thotë Donaldi.

Beatrix i thotë se nuk ka lidhje me të tjerët por e ka me veten. Ajo refuzon sugjerimin e Donaldit për të shkuar për të fjetur dhe thotë se e di që nuk do jetë më mirë nesër. Donaldi përpiqet ta qetësojë duke e puthur dhe përqafuar por Beatrix duket shumë e ftohtë dhe e humbur në mendime.

Ditën e djeshme gjendja emocionale e Betarix u rëndua teksa me lot në sy ajo kërkoi të linte shtëpinë pasi po kuptonte që nuk ndihej mirë. Ajo tha se donte të takonte të ëmën sepse vetëm ajo e dinte çfarë po përjetonte he se nuk mundej më të qëndronte brenda shtëpisë duke refuzuar këshillat e banorëve per të pritur deri të martën apo për të telefonuar të ëmën.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj donald veshaj shtepia e big brother vip beatrix ramosaj donald veshaj shtepia e big brother vip

Sondazh

Poll