Art&Argëtim

Një dedikim për të birin, Adele: Djali im do ta urrejë këtë këngë kur të rritet

20 Dhjetor 2021, 14:42 Nga DOSJA
Një dedikim për të birin, Adele: Djali im do ta urrejë

SHBA- Këngëtarja e njohur Adele në albumin e saj “30” ka treguar se kënga “My Little Love” është një dedikim për djalin e saj, Angelo. Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja mendon se djali i saj do ta urrejë këtë këngë kur të rritet.

Adele është vlerësuar për tekstet e saj të sinqerta, por duket se ajo ka frikë se çfarë do të mendojë realisht djali i saj i vogël për këngët kur të rritet pak. Adele ka frikë se djali i saj i vogël do ta urrejë muzikën e saj kur të jetë adoleshent. 

“Është shumë personale dhe ai ndoshta do të kalojë nëpër faza të urrejtjes kur të jetë adoleshent, por ishte një pjesë e rëndësishme e enigmës që po përpiqesha të kuptoja nga jeta ime kështu që më duhej të përfshija atë”,– u shpreh këngëtarja. 

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz adele albumi 30 djali i adele adele albumi 30 djali i adele

Sondazh

Poll