Art&Argëtim

JLo mohon lajmin: Nuk jam mërzitur me komentet e Ben Affleck për ish-gruan e tij

20 Dhjetor 2021, 15:48 Nga DOSJA
JLo mohon lajmin: Nuk jam mërzitur me komentet e Ben Affleck për

SHBA – Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez duket se nuk ka veçse dashuri për partnerin e saj, aktorin Ben Affleck.

Sipas People, [avarësisht raporteve të mediave se Lopez u ofendua nga komentet e Affleck në lidhje me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner, gjatë një interviste të fundit me Hoëard Stern , këngëtarja tha se thashethemet janë krejtësisht të pabaza. Këngëtarja, aktorja dhe sipërmarrësja tha se nuk shqetësohet nga komentet që i dashuri i saj bëri për martesën e tij me Jennifer Garner. 

“Kjo histori thjesht nuk është e vërtetë. Nuk ndihem ashtu. Nuk mund të kisha më shumë respekt se kaq për Benin si baba, prind dhe si person“, tha ajo.

Garner dhe Affleck ishin të martuar për 10 vjet dhe u divorcuan në vitin 2018. Affleck ishte fejuar me Lopez para se të martohej me Garnerinme të cilën kishte tre fëmijë.

Affleck ka marrë kritika për një intervistë që i dha Hoëard Stern, në të cilën tha se ndihej “i bllokuar” në martesën e tij me Garner, gjë që e shtyu atë të pinte alkool. Affleck u përpoq të sqaronte komentet e tij në një intervistë me Jimmy Kimmel duke thënë se fjalët e tij ishin manipuluar.

“Kjo më bëri të jem personi më i tmerrshëm, më i keq, më i pandjeshëm dhe më budalla. Unë kurrë nuk do të doja që fëmijët e mi të mendonin se unë do të thoja ndonjëherë një fjalë të keqe për nënën e tyre”, tha ai.

Këto ditë çifti janë fokusuar tek festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe mezi presin të kalojnë kohë me fëmijët e tyre. Për Lopez, e cila ndan binjakët Max dhe Emme, të dy 13 vjeç, me ish-bashkëshortin Marc Anthony , kjo është gjithmonë një kohë emocionuese.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz aktori ben affleck jennifer lopez revista people aktori ben affleck jennifer lopez revista people

Sondazh

Poll