Bota

Fundoset anija në Madagaskar, humbin jetën 17 persona, 60 të tjerë të humbur

20 Dhjetor 2021, 21:01 Nga DOSJA
Fundoset anija në Madagaskar, humbin jetën 17 persona, 60 të

MADAGASKAR- Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe rreth 60 të tjerë u zhdukën pasi një varkë u mbyt në brigjet verilindore të Madagaskarit. NDTV shkruan se sipas shefit të autoritetit portual Jean Edmond Randrianantenaina 45 nga 130 pasagjerët në bordin e anijes u shpëtuan ndërkohë që kërkimet për të tjerët po vazhdojnë me ndihmën e vullnetarëve vendas.

Ai tha se anija ishte një anije mallrash që kishte marrë pasagjerë në mënyrë të paligjshme. Një tjetër zyrtar i autoritetit portual, Adrien Fabrice Ratsimbazafy, tha se pas një “problemi teknik” që preku motorin, anija u gjend në mëshirën e valëve dhe u fundos. Një ekip i autoriteteve vendore janë drejtuar në vend dhe kanë hapur një hetim mbi ngjarjen.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota adrien fabrice ratsimbazafy fundoset anija ne madagaskar jean edmond randrianantenaina adrien fabrice ratsimbazafy fundoset anija ne madagaskar jean edmond randrianantenaina

Sondazh

Poll