Bota

“E motivuar politikisht”, Trump padit prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut

20 Dhjetor 2021, 20:02 Nga DOSJA
“E motivuar politikisht”, Trump padit prokuroren e Përgjithshme

SHBA – Ish-Presidenti Donald Trump paditi të hënën Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, duke kërkuar t’i jepet fund një hetimi civil shumëvjeçar mbi praktikat e tij të biznesit që ai pretendon se janë thjesht të motivuara politikisht.

Në padinë, e ngritur dy javë pasi prokurorja James kërkoi që zoti Trump të thirrej për një dëshmi më 7 janar. Zoti Trump pretendon se hetimi për çështjet, duke përfshirë vlerësimin e pasurisë së kompanisë së tij, ka shkelur të drejtat e tij kushtetuese në një “përpjekje të fshehtë për të keqtrajtuar publikisht Trumpin dhe bashkëpunëtorët e tij”.

Në padinë ndaj prokurores James, përfaqësuese e demokratëve, flitet për “përbuzje personale ndaj zotit Trump” dhe renditen deklaratat e shumta që ajo ka bërë kundër tij në vitet e fundit, si dhe krenimin e saj me faktin se prokuroria që ajo drejton ka paditur administratën e zotit Trump 76 herë. Në një postim në Twitter gjatë fushatës së saj të vitit 2018 ajo shkruante se i kishte “sytë nga Kulla Trump” dhe se zotit Trump po “i mbaronte koha”.

“Misioni i saj udhëhiqet vetëm nga emëruesi politik dhe dëshira për të frikësuar dhe për t’u hakmarrë ndaj një qytetari privat, të cilin ajo e sheh si kundërshtar politik”, shkruanin avokatët e ish-presidentit në padinë e ngritur në emër të zotit Trump dhe kompanisë së tij.

James kishte shpallur kandidaturën për guvernatore të Nju Jorkut në fund të tetorit, por në fillim të këtij muaji, ajo e pezulloi fushatë dhe citoi hetimet në vazhdim, si arsye për vendimin e saj për të kërkuar rizgjedhjen si prokurore e përgjithshme e shtetit. 

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota donald trump letitia james shba donald trump letitia james shba

Sondazh

Poll