Bota

AAK i kundërpërgjigjet mediave serbe: Nuk jemi përfshirë në protestën e Berishës

20 Dhjetor 2021, 18:35 Nga DOSJA
AAK i kundërpërgjigjet mediave serbe: Nuk jemi përfshirë

KOSOVË- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u është kundërpërgjigjur akuzave të mediave serbe, në lidhje me protestën e organizuar ditën e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha. Zëdhënës i AAK-së, Lulëzim Blaka ka bërë me dije se shkrimet e mediave serbe janë deziformata.

“As Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e as lideri Ramush Haradinaj, nuk janë të përfshirë në asnjë mënyrë në protestën e opozitës në Shqipëri. Këto janë thjeshtë dezinformata të mediave serbe. AAK ka qëndrim të qartë rreth iniciativës “Open Balkan” dhe para se të konsiderohet përfshirja e Kosovës në të, ne presim së pari të ndodh njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë qëndrim e ka përsëritur publikisht shumë herë kryetari Haradinaj,” tha Blaka.

Mediat serbe kanë shkruar ditën e sotme se protesta në Tiranë kundër nismës Open Balkan, Haradinaj i ka siguruar Berishës, 100 persona nga Kosova për në protestë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aak lulëzim blaka mediat serbe proteste kunder vucic ne tirane aak lulëzim blaka mediat serbe proteste kunder vucic ne tirane

Sondazh

Poll

Bota 20 Dhjetor 2021, 17:47

Britania e Madhe: Boris Johnson dhe metoda Orban

SHBA – Nuk kalon as një ditë në ishull pa shpërthyer skandale të reja rreth Boris Johnson-it dhe qeverisë së tij. Fotografitë e reja të festave të ç...