Bota

SHBA heq nga lista e zezë kompaninë e Zharko Vesellinoviçit nga Kroacia

20 Dhjetor 2021, 19:40 Nga DOSJA
SHBA heq nga lista e zezë kompaninë e Zharko Vesellinoviçit nga

SHBA – Departamenti amerikan i Thesarit hoqi nga lista e të sanksionuarve një kompani, për të cilën më herët tha se udhëhiqet nga Zharko Vesellinoviç, vëllai i biznesmenit nga veriu i Kosovës, Zvonko Vesellinoviç.

Informacioni u publikua të hënën në ueb-faqen e këtij institucioni. Sipas deklaratës së lëshuar të hënën, Departamenti amerikan i Shtetit hoqi nga lista e të sanksionuarve kompaninë Nautikacentar D. O. O, e cila udhëhiqet nga Zharko Vesellinoviç dhe është e regjistruar në Kroaci. Ai nuk dha shpjegime shtesë për vendimin. Kompania Nautikacentar është e regjistruar në Rijekë – qytet bregdetar në veriperëndim të Kroacisë.

Më 9 dhjetor, portali kroat Jutarnji.hr njoftoi se ka kontaktuar Zharko Vesellinoviçin, pronarin e kompanisë Nautikacentar, i cili mohoi se ka lidhje me Zvonko Vesellinoviçin dhe se është i përfshirë në krim. Vesellinoviç po ashtu tha se do të angazhojë një avokat, i cili do t’i kërkojë Ambasadës amerikane shpjegime se si ka ndodhur që emri i tij të përfundojë në listën e zezë të SHBA-së.

Vëllezërit Vesellinoviç, nënkryetari i subjektit politik Lista Serbe në Kosovë, Millan Radoiçiç, dhe dhjetë persona të tjerë të lidhur me ta u futën më 8 dhjetor në listën e të sanksionuarve nga Departamenti amerikan i Thesarit, nën akuzat se kanë lidhje me krimin e organizuar transnacional. Përveç tyre, në listën e zezë u përfshinë edhe mbi njëzet kompani të tyre, me seli në Kosovë, Serbi, Kroaci dhe Bullgari.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota kroaci shba sanksione ne kosove shba vendos sanksione zvonko veselinović kroaci shba sanksione ne kosove shba vendos sanksione zvonko veselinović

Sondazh

Poll

Bota 20 Dhjetor 2021, 17:47

Britania e Madhe: Boris Johnson dhe metoda Orban

SHBA – Nuk kalon as një ditë në ishull pa shpërthyer skandale të reja rreth Boris Johnson-it dhe qeverisë së tij. Fotografitë e reja të festave të ç...