Bota

KFOR: Makina dhe pajisje ushtarake do të futen nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë

20 Dhjetor 2021, 20:50 Nga DOSJA
KFOR: Makina dhe pajisje ushtarake do të futen nga Maqedonia e Veriut

KOSOVË – Misioni ndërkombëtar i Forcave Paqeruajtëse të Kosovës, KFOR-it tha ditën e sotmese disa makina dhe pajisje ushtarake do të futen nesër nga kufiri me Maqedoninë e Veriut dhe do të vazhdojnë nga Fushë Kosova drejt kampit në Novo Selo.

KFOR kërkon nga popullata që t’u u afrohet autokolonave me kujdesin e duhur dhe respektimin e rregullave të komunikacionit. Ata thanë gjithashtu se mjetet do të udhëhiqen nga batalioni hungarez dhe ato do të kontribuojnë për një mjedis më të sigurt në vend.

Automjetet dhe pajisjet ushtarake, duke përfshirë transportuesit e personelit të blinduar (BTR), do të hyjnë në Kosovë nga kufiri i Maqedonisë së Veriut dhe nga Fushë Kosova gjatë rrugës për në kampin Novo Selo midis 21-26 dhjetor 2021. Lëvizjae këtyre automjeteve dhe pajisjeve është pjesë e aseteve të Forcave Rezervë Operative të Forcës së Kosovës. Gjatë vitit të ardhshëm batalioni i parë i njësive rezervë do të sigurohet nga Hungaria duke siguruar një gatishmëri shumë të lartë për KFOR-in që do të ruajë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

Shoferë ushtarakë me përvojë nga Batalioni i Rezervës Operacionale Hungareze do të drejtojnë automjetet nën masa paraprake për të pakësuar trafikun në qarkullim. Në pjesën e përparme dhe të pasme të kolonës do të ketë mjete që drejtohen nga Policia Ushtarake.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota kfor kosova maqedonia e veriut kfor kosova maqedonia e veriut

Sondazh

Poll