Bota

Akuza zyrtarit për sulm seksual, tenistja kineze mohon postimin në mediat sociale

20 Dhjetor 2021, 19:56 Nga DOSJA
Akuza zyrtarit për sulm seksual, tenistja kineze mohon postimin në

KINË – Ylli i tenisit kinez Peng Shuai mohoi të kishte postuar një shkrim në mediat sociale muajin e kaluar, që akuzonte një ish zyrtar të lartë të partisë komuniste se e kishte ngacmuar atë seksualisht.

Përmes një interviste televizive të postuar të djelën nga një gazetë me seli në Singapor, tenistja Peng shprehet se ajo nuk ka shkruar asgjë që akuzon dikë për sulm seksual. Peng tha se postimi i saj fillestar në median sociale kineze “Weibo”, është një çështje private dhe se ajo ka qënë e lirë të lëvizë gjatë gjithë kohës.

Më dy nëntor, Peng në postimin e saj vinte në dukje se ish zëvendëskryeministri Zhang Gaoli e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale dhe se më pas marrëdhënia mes tyre kishte vazhduar herë pas here me pëlqimin e të dy palëve. Postimi i saj u fshi me shpejtësi dhe ajo nuk u pa në publik për disa kohë. Mungesa e saj ngjalli shqetësime derisa ajo u shfaq publikisht në një aktivitet tenisi disa ditë më pas.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota ‘rasti’ peng shuai kina pas ‘çështjes’ peng shuai pas “zhdukjes” së tenistes ‘rasti’ peng shuai kina pas ‘çështjes’ peng shuai pas “zhdukjes” së tenistes

Sondazh

Poll

Bota 20 Dhjetor 2021, 17:47

Britania e Madhe: Boris Johnson dhe metoda Orban

SHBA – Nuk kalon as një ditë në ishull pa shpërthyer skandale të reja rreth Boris Johnson-it dhe qeverisë së tij. Fotografitë e reja të festave të ç...