Politike

Bardhi: Pengmarrja e PD për halle personale apo interesa financiare ka marrë fund

20 Dhjetor 2021, 13:24 Nga DOSJA
Bardhi: Pengmarrja e PD për halle personale apo interesa financiare ka

TIRANË – Gazment Bardhi ka ftuar median që të kërkojë transparencë nga celula ilegale për delegatët, për të cilën ai ka transmetuar edhe me video premtimin e Berishës se gazetarët do t’i merrnin listat të nesërmen e 11 dhjetorit. Në këtë video, transmetohet edhe dëshmia e gazetarit se në 11 dhjetor nuk u lejuan të hyjnë në stadium për të bërë transparencë.

“Ndryshe nga transparenca jonë, në këto 3 muaj, zoti Berisha ka shkuar gënjeshtër pas gënjeshtre. Pretendon që ka shumicën, por nuk bën transparencë. Kjo kohë në PD ka marrë fund. Pengmarrja e Partisë Demokratike për halle personale apo interesa financiare të njërit apo tjetrit, ka marrë fund.”,. u shpreh në lidhje me këtë çështje, Gazment Bardhi.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i 18 dhjetorit, PD: Kishim 5004 delegatë! Tek Berisha votuan drejtues të LSI

(E.H.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll