Politike

5004 delegatë në Kuvend, ku ishin? Bardhi i kthehet KEQ gazetarit: I numëruat ju?

20 Dhjetor 2021, 13:00 Nga DOSJA
5004 delegatë në Kuvend, ku ishin? Bardhi i kthehet KEQ gazetarit: I

TIRANË– Sekretari i Përgjithëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaroi përballë gazetarëve se numërimi i karrigeve në sallën e Pallatit të Kongreseve është njësoj si të numërohen yjet. I pyetur nga gazetarët se ku ishin në sallë 5004 delegatë të Partisë Demokratike në Kuvend, Bardhi u shpreh se nuk i ka vendosur GPS nga pas anëtarëve e se nuk e kanë për detyrim që të numërojnë karriget që ndodhen në sallë.

Pyetja: Ku janë futur delegatët në një sallë me 1958 veta?

Bardhi: I numëruat ju? Se numëruat vetëm karriget. Përveç personave të ulur ka pasur edhe persona në këmbë. Ka pasur delegatë edhe në ambientet e tjera. Po e përsëris, unë dhe ti nuk kemi për detyrë të numërojmë karriget, kemi për detyrë të bëjmë transparencë. Keni pasur aksesin e plotë për ta bërë këtë. Të gjithë votuan me votë, unë nuk i kam vënë GPS nga pas anëtarëve të Kuvendit. Keni bërë shumë mirë që i keni numëruar karriget, po është njësoj si të numëroni yjet. Po nuk kishit pse i numëronit, sillnit kamerat dhe shikonit e numëronit ata që u regjistruan.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i 18 dhjetorit, PD: Kishim 5004 delegatë! Tek Berisha votuan drejtues të LSI

(k.m)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazmend bardhi kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 gazmend bardhi kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021

Sondazh

Poll