Politike

Braçe ngre pyetjen në Kuvend: E keni vënë re se nuk është arrestuar asnjë i djathtë?

20 Dhjetor 2021, 11:29 Nga DOSJA
Braçe ngre pyetjen në Kuvend: E keni vënë re se nuk

TIRANË– Deputeti socialist, Erion Braçe mbylli fjalimin e tij në sallën e Kuvendit me një pyetje. Ai u shpreh se në 31 vite nuk është arrestuar, gjykuar dhe hetuar asnjë i djathtë. Braçe tha se kjo ka ndodhur pasi nuk është lejuar që kjo të kryhet nga asnjë organ i drejtësisë.

E keni vënë re sa e lehtë është të akuzosh, të arrestosh në të majtë. Është krenari të flasësh për këtë temë, e keni parë si kthehet në luftë të hetosh dhe gjykosh një të djathtë. Kanë kaluar 31 vite, mbani mend të jetë arrestuar, gjykuar ndonjë i djathtë, jo se nuk janë lejuar organet e drejtësisë. A e doni që sot nuk është gjykuar dhe hetuar kontrata e privatizimit në Bulqizë, nuk është hetuar zixhiri i lejeve të hidrocentraleve, përgjimi i çdo kujt, nuk janë hetuar dhe gjykuar 4 vrasje në mes të bulervardit. Si ka mundësi që në këtë vend nuk hetohet kurrë, kjo vlen për reflektim. Unë dhe kolegët e mi depozituam kallëzime në prokurori dhe asgjë nuk u mor në hetim.’- u shpreh Braçe.

LAJMI KRYESOR: Rritet ndihma ekonomike! Basha akuza:’Trekëndëshi i Bermudës’ s’preket nga drejtësia

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion brace seance plenare 20 dhjetor 2021 erion brace seance plenare 20 dhjetor 2021

Sondazh

Poll