Bota

Protesta kundër Open Ballkan/ “Tërbohen” mediat serbe: Huliganë, na dogjën flamurin

20 Dhjetor 2021, 16:47 Nga DOSJA
Protesta kundër Open Ballkan/ “Tërbohen” mediat serbe:

SERBI – Mediat serbe janë ‘tërbuar’ pas djegies së flamurit serb në Tiranë! Teksa raportojnë incidentin e regjistruar gjatë protestës që ish-kryeminstri Sali Berisha ka thirrur kundër mbajtjes së takimit për “Ballkanin e Hapur” dhe ardhjes së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mediat lokale nuk i kanë kursyer as etiketimet.

Kanë qënë mediat si Novosti apo ALO që kanë shkruar disa artikuj ku i përshkruajnë shqiptarët si huliganë, ekstremistë të ndihmuar nga Kosova dhe “xhelozë” për suksesin e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç. Novosti shkruan se burime të tyre pohojnë se Berisha ka kontaktuar personalisht me Ramush Haradinajn për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në këtë protestë.

Ata shkruajnë gjithashtu se protestuesit do të ndahen në dy grupe dhe do t’i zënë pritë Presidentit Vuçiç në aeroporti “Nënë Tereza”. Referuar paralajmërimit të ambasadës amerikane në Tiranë, Novosti shkruan edhe se duhet parë çdo gjë me kujes gjatë vizitës së Vuçiç këtu.

Alo shkruan se organizatorë të demonstratave janë Sait Dollapi, ish-sekretar organizativ i Partisë Demokratike,  Agron Kuliçaj e Sali Lusha, njerëz të besuar të ish-kryeministrit Sali Berisha.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni mediat serbe serbi terbohen mediat serbe mediat serbe serbi terbohen mediat serbe

Sondazh

Poll