Bota

EMA rekomandon miratimin e vaksinës së kompanisë Novavax, e pesta kundër COVID-19

20 Dhjetor 2021, 14:55 Nga DOSJA
EMA rekomandon miratimin e vaksinës së kompanisë Novavax, e pesta

EUROPA- Rregullatori për ilaçe i Bashkimit Evropian ka rekomanduar të hënën, 20 dhjetor, përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania me bazë në Shtetet e Bashkuara, Novavax. Mediat e huaja shkruajnë se këtë vaksinë do të mund ta marrin personat mbi moshën 18-vjeçare.

Të dhënat nga dy studime të mëdha kanë treguar se vaksina është efikase rreth 90 për qind kundër këtij virusi, ka thënë Agjencia Evropiane e Ilaçeve (EMA), ndonëse ende nuk dihet efekti i saj ndaj disa varianteve të koronavirusit, përfshirë atë Omicron.

Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë dha miratimin urgjent për vaksinën Novavax, duke i hapur rrugën përfshirjes së saj në programin e mbështetur nga OKB për të marrë vaksina të tilla në vendet më të varfra në mbarë botën.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota dy dozat e vaksinimit ema vaksina novavax dy dozat e vaksinimit ema vaksina novavax

Sondazh

Poll