Bota

Integrimi në BE/ Vetoja e Shkupit, Bullgaria vendos në janar

20 Dhjetor 2021, 12:38 Nga DOSJA
Integrimi në BE/ Vetoja e Shkupit, Bullgaria vendos në janar

BULLGARI– Këshilli konsultativ bullgar për siguri nacionale (KSNS) lidhur me temën mbi Republikën e Maqedonisë së Veriut, për cështjen e negociatave do të thirret në gjysmën e parë të janarit. Presidenti bullgar Rumen Radev u shpreh para gazetarëve pas solemnitetit në të cilën Komisioni qendror zgjedhor u dorëzoi certifikatat presidentit dhe nënpresidentit të zgjedhur të Bullgarisë.

“Me rëndësi është të kemi qëndrim, edhe partitë do të kenë qëndrim të qartë për atë se çka duhet bërë që të përshpejtohet procesi i integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, por duke pasur parasysh dhe respektuar interesin nacional bullgar”, ka deklaruar Radevi.

Vetoja e Sofjes për Shkupin bllokoi Tiranën për negociatat, pasi dy vendet e Ballkanit janë projektuar për të ecur së bashku në rrugën e integrimit.

Po çfarë saktësisht kërkon Bullgaria nga Maqedonia e Veriut?

Sipas historiografisë zyrtare bullgare, banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht – por pësuan ‘lavazh truri’ gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Kështu u krijua një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase”, megjithatë ky pretendim nuk është i ri, por është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora bullgaria integrimi ne be rumen radev vetoja e bullgarise bullgaria integrimi ne be rumen radev vetoja e bullgarise

Sondazh

Poll