Bota

Nëna i thyen hundën vajzës, gjykata e detyron t’i paguajë 500 paund dëmshpërblim

20 Dhjetor 2021, 15:18 Nga DOSJA
Nëna i thyen hundën vajzës, gjykata e detyron t’i

BRITANI E MADHENjë sherr mes një nënë dhe vajzës së saj ka ndodhur në fshatin Bollington, Cheshire. Daily mail shkruan se Theresa Carroll, 39-vjeçe kapi nga floktë vajzën e saj Chantelle Carroll dhe e goditi me grusht në fytyrë, duke i thyer hundën. 39-vjeçarja është urdhëruar të paguajë 500 paund si dëmshpërblim.

Vajza u përplas për dyshemeje dhe u la në tokë me hundën e gjakosur. Por ajo e filmoi mamanë e saj teksa ajo i thoshte: Largohu nga shtëpia ime. Nuk dua të të shoh më!

Adoleshentja, e cila aktualisht po studion shkencat sportive në Universitetin Nottingham Trent,morri kujdesin mjekësor për hundën e thyer në Spitalin e Përgjithshëm Macclesfield. Ajo nuk ka folur me nënën e saj që nga sulmi pothuajse një vit më parë.

Incidenti ndodhi në 12 dhjetor të vitit të kaluar pasi Carroll kishte ftuar miqtë e saj për të parë kampionin e peshave të rënda Joshua duke mposhtur bullgarin Kubrat Pulev. Nëna e tre fëmijëve Carroll pranoi sulmin në Gjykatën e Magjistraturës së Stokportit përpara se të përpiqej të pajtohej me vajzën e saj, duke thënë se ajo kishte ende dhurata për Krishtlindje për t’i dhënë asaj nga viti i kaluar.    

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota britani chantelle carroll nena rreh vajzen sherr ne familje theresa carroll britani chantelle carroll nena rreh vajzen sherr ne familje theresa carroll

Sondazh

Poll