Bota

35-vjeçari me origjinë kroate bëhet president i Kilit

20 Dhjetor 2021, 13:04 Nga DOSJA
35-vjeçari me origjinë kroate bëhet president i Kilit

SHBA- Politikani me bindje të majta, në të kaluarën lider i studentëve, Gabriel Boriç, bëhet Presidenti më i ri i Kilit, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale që u mbajtën të dielën në shtetin e Amerikës Latine. CNN raporton se me 99,95% të votave të numëruara, Boriç fitoi me 55,87% të votave, duke siguruar fitoren ndaj kundërshtarit të tij të krahut të djathtë, Jose Antonio Kast, i cili pasoi me 44,13% të votave.

Duke folur me mbështetësit në selinë e tij të fushatës të dielën mbrëma, presidenti i zgjedhur Boriç falënderoi popullin e Kilit.

“Dua të filloj këtë moment historik, i cili është jashtëzakonisht emocionues dhe që sytë e Kilit dhe të botës po e shikojnë, duke falënderuar të gjithë kilianët që shkuan të votojnë, duke nderuar angazhimin e tyre ndaj demokracisë. Nuk ka rëndësi nëse e keni bërë për mua apo kundërshtarin tim, e rëndësishme është që e keni bërë, keni qenë prezent, keni treguar përkushtimin tuaj ndaj këtij vendi që i përket secilit prej jush”-u shpreh presidenti i ri.

Boriç do të betohet si president më 11 mars.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota gabriel boriç kili presidenti i kilit gabriel boriç kili presidenti i kilit

Sondazh

Poll