Bota

Pamjet dramatike/ Tornado godet bankën amerikane, sendet fluturojnë

20 Dhjetor 2021, 12:10 Nga DOSJA
Pamjet dramatike/ Tornado godet bankën amerikane, sendet fluturojnë

SHBA- Një tornado vdekjeprurëse përshkoi gjashtë shtete amerikane javën e kaluar, duke lënë të vdekur të paktën 93 persona. Një video e siguruar nga Dailymail tregon momentin kur një tornado goditi një bankë në Mayfield, Kentucky fundjavën e kaluar.

Pamjet nga brenda bankës tregojnë pemët e Krishtlindjeve dhe posterat që dridhen nga era ndërsa tornado afrohej. Ndërkohë dritat fiken përpara se tornado të shpërthejë nëpër holl, duke “shpërthyer” dyert e xhamit dhe duke e bërë një pemë të Krishtlindjes të fluturojë.

Për fat të mirë asnjë klient apo punonjës nuk ishte brenda bankës kur tornado goditi në orën 21:28. Një zëdhënëse e bankës tha se asnjë kasafortë apo kuti depozitash nuk u rrezikuan, gjithashtu.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota video galeri tornado ne shba tornado ne shba

Sondazh

Poll