Bota

Sot Kosova dhe Danimarka nënshkruajnë marrëveshjen për 300 qelitë me qira

20 Dhjetor 2021, 11:29 Nga DOSJA
Sot Kosova dhe Danimarka nënshkruajnë marrëveshjen për 300

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ajo e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të nënshkruajnë sot marrëveshjen për 300 qelitë me qira që Kosova do të ia lëshojë Danimarkës. Lajmin e ka bërë të ditur zyra për informim e Qeverisë së Kosovës. Në njoftim thuhet se të dy ministret do të dalin në konferencë për media, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbajnë konferencë për media, pas nënshkrimit të një letër-qëllimi me homologët nga Mbretëria e Danimarkës, si dhe një deklarate të përbashkët si zotim i të dy qeverive”,– thuhet në njoftim.

Qeveria daneze ka bërë me dije se po riformon sistemin e saj të burgjeve me 4 miliardë korona daneze (607 milionë dollarë, 538 milionë euro) për “iniciativa të reja”. Nga kjo marrëveshje, Kosova do të përfitojë 210 milionë euro.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni 300 qelite me qira albulena haxhiu artane rizvanolli 300 qelite me qira albulena haxhiu artane rizvanolli

Sondazh

Poll