Bota

Hetimi i BBC për ushtrinë e Mianmarit:Torturuan dhe vranë të paktën 40 civilë(VIDEO)

20 Dhjetor 2021, 09:57 Nga DOSJA
Hetimi i BBC për ushtrinë e Mianmarit:Torturuan dhe vranë të

AZIA JUGLINDORE- Një hetim është zhvilluar nga BBC për ushtrinë e Mianmarit, e cila kreu një seri vrasjesh masive të civilëve në korrik. Hetimi përfshin 11 dëshmitarë okularë në Kanija dhe dëshmitë e tyre u krahasuan me videot dhe fotografitë e mbledhura nga një “dëshmitar i Myanmarit”, një anëtar i një organizate britanike joqeveritare që hetonte shkeljet e të drejtave të njeriut në vend.

Dëshmitarët okularë dhe të mbijetuarit thanë se ushtarët, disa të rinj deri në 17 vjeç, ndaluan fshatarët përpara se t’i merrnin dhe t’i vrisnin. Numri më i madh i vrasjeve ndodhi në fshatin Jin, ku të paktën 14 burra u torturuan ose u rrahën për vdekje dhe trupat e tyre u hodhën në një kanal. Video nga vendi i ngjarjes tregojnë se shumica e të vrarëve fillimisht janë torturuar dhe më pas janë varrosur në varre të cekëta.

Për këto akuza BBC ka pyetur zëdhënësin e ushtrisë dhe zëvendësministrin për informacion, gjeneralin Zo Min Tuna, i cili nuk ka mohuar që ushtarët kanë kryer vrasje masive.

“Ka mundësi të ketë ndodhur. Kur na trajtojnë si armiq, ne kemi të drejtë të mbrohemi”, -u përgjigj gjenerali.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota hetimi ushtria e mianmarit zo min tuna hetimi ushtria e mianmarit zo min tuna

Sondazh

Poll