Aktualitet

Rrahu vajzën e tij dhe bashkëjetuesen, në pranga 52-vjeçari në Gjirokastër

20 Dhjetor 2021, 14:21 Nga DOSJA
Rrahu vajzën e tij dhe bashkëjetuesen, në pranga

GJIROKASTËR – Një 52-vjeçar nga Gjirokastra u ndalua ditën e sotme për dhunimin e vajzës së tij dhe bashkëjetueses. Personi me inicialet A.D. rezulton se ka thyer urdhërin e mbrojtjes nga gjykata. Sipas informacioneve të policisë, ai është kapur në flagrancë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 52 vjeçari.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur dhe bashkëjetueses së tij, shtetases M. Ll., si dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. D. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne familje gjirokaster dhune ne familje gjirokaster

Sondazh

Poll