Aktualitet

Kuvendi i 18 dhjetorit, PD: Kishim 5004 delegatë! Tek Berisha votuan drejtues të LSI

20 Dhjetor 2021, 12:31 Nga DOSJA
Kuvendi i 18 dhjetorit, PD: Kishim 5004 delegatë! Tek Berisha votuan

TIRANË– Pas Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, i thirrur Lulzim Basha, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi lexoi me radhë emrat e anëtarëve që morën pjesë. Edhe sot u konfirmua se pjesëmarrja arriti në 5004 delegatë, duke arritur kështu një kuorum prej 65%, ndërsa hodhi akuza se në Kuvendin e Berishës më 11 dhjetor kanë votua edhe nga drejtues të LSI-së dhe drejtorë të Ramës.

Në konferencën e sotme për shtyp, Bardhi akuzoi Berishën se ka marrë kandidatë nga partia e Jozefina Topallit dhe ajo e Tom Doshit për të plotësuar numrat në stadiumin “Air Albania”. Ndërsa këmbënguli se në Pallatin e Kongreseve morën pjesë 5004 delegatë, edhe pse u përball me skepticizëm për numrin e ulësve, që në sallë janë jo më shumë se 2 mijë. Edhe pse i vënë përballë shifrave, demokrati këmbënguli në shifrën e tij, duke pretenduar se delegatë kishin qëndruar në këmbë dhe të tjerë 3 hollet e godinës.

Por sulmet ndaj liderit historik të Partisë Demokratike nga ana e Bardhit nuk u ndalën me aq. I pyetur se përse opozita nuk i bashkohej thirrjes së tij për protestën e sotme kundër vizitës së Vuçiçit edhe pse është munduar të gjejë arsye të tjera. Bardhi tha se PD nuk ka thirrur protestë, duke akuzuar Berishën se edhe këtë betejë e ka marrë për protagonizëm.

ZHVILLLIMET ORË PAS ORE: 

Protesta anti-Vuçiç nis nga PD, Bardhi: Kush thotë ka hyrë Ushtria, nxit akte dhune

Pro apo kundër protestës anti-Vuçiç, Bardhi: S’jam as polic rrugor e as doganier

Bardhi: Pengmarrja e PD për halle personale apo interesa financiare ka marrë fund

Bardhi: Në Kuvendin e Berishës ishin ulur si delegatë kandidatët e Topallit e Doshit

Bardhi: Në referendumin e Berishës ka votuar edhe një kryetar i LSI së Fierit

5004 delegatë në Kuvend, ku ishin? Bardhi i kthehet KEQ gazetarit: I numëruat ju?

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gazment bardhi kuvendi kombetar i 11 dhjetorit kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 gazment bardhi kuvendi kombetar i 11 dhjetorit kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021

Sondazh

Poll