Politike

VD-REPLIKAT/ Basha merr fjalën,del nga rendi,Nikolla s’e duron dot:Po mbylle tani…

20 Dhjetor 2021, 10:27 Nga DOSJA
VD-REPLIKAT/ Basha merr fjalën,del nga rendi,Nikolla s’e duron dot:Po

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është përplasur me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla lidhur me kohën dhe marrjen e fjalës në Foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Basha ka marrë fjalën për replikë ndaj ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, por devijoi nga tema.


PJESË NGA REPLIKAT:

Basha: Toleranca e vetme buron nga kohëzgjatja e shkurtër në atë karrige. Unë nuk përmenda emra, kur flas për korrupsionin mund të çohet treçereku juaj se ndjehen të korruptuar.  Unë se përmenda fare, edhe kur i përmend ulin sytë ndër tokë. Zonja 5 milion, mburrej tavolinave se u bë drejtoreshë doganave.

Nikolla: Kjo nuk është procedurë

Basha: Lëreni propagandën, kur duhet të ishte gjysma prej jush në SPAK, nuk e kam fjalën në godinë, por në kafaz. Lëreni propagandën. Jeni kapur në vjedhjen e shekullit. Koka ka shkuar për peshk me Vuçiç tek Luca më duket prapë

Nikolla: Mbylleni tani se…

Basha: Po unë e kam para kohën, ose rregulloni kronometrin. Jeni të pastër ju? Eja dalim para SPAK.

LAJMI KRYESOR: Rritet ndihma ekonomike! Basha akuza:’Trekëndëshi i Bermudës’ s’preket nga drejtësia

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll