Aktualitet

Gjenden 2 çanta të zeza në Qafë Botë! Sekuestrohen 3 armë, granata dhe fishekë

20 Dhjetor 2021, 07:38 Nga DOSJA
Gjenden 2 çanta të zeza në Qafë Botë! Sekuestrohen 3

SARANDË– Policia Kufitare e Sarandës ka zbuluar në kufi dy çanta të zeza të cilat kishin brenda armë dhe municione. Sipas policisë nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Mesogun i Vogël” ka gjetur dy çanta të zeza në brendësi të të cilave kishte 2 kallashnikovë, 1 armë zjarri pistoletë, 2 granata dore me ndezës, si dhe 120 fishekë. Policia po vijon punën për të gjetur autorët të cilët janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Qafë Botë, Sarandë Policia Kufitare sekuestron në kufirin e gjelbër, 3 armë zjarri (dy kallashnikovë dhe një pistoletë), dy granata dhe 120 fishekë luftarak. Në vijim të kontrolleve të shtuara në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për trafikim të armëve të zjarrit në drejtim të shtetit grek, shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë, Sarandë, organizuan punën me qëllim krehjen dhe kontrollin e zonës kufitare midis dy piramidave. Nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Mesogun i Vogël” u gjetën dy çanta të zeza në brendësi të të cilave kishte 2 kallashnikovë, 1 armë zjarri pistoletë, 2 granata dore me ndezës, si dhe 120 fishekë. Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksion ne qafe bote qafe bote sarande sekuestrohen arme aksion ne qafe bote qafe bote sarande sekuestrohen arme

Sondazh

Poll