Politike

“Për çfarë do vijë Vuçiç?”/ Këshilltari i Metës: Rama e ka mik, shqiptarët JO!

19 Dhjetor 2021, 21:15 Nga DOSJA
“Për çfarë do vijë Vuçiç?”/

TIRANË– Këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledi Dervishaj, ka reaguar në lidhje me vizitën e presidentit Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, nesër në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dervishaj shkruan se vizita e tij në Shqipëri nuk është për të mirën e shqiptarëve, duke ngritur pikëpyetje edhe për qëllimet e tij të vërteta.

“Aleksandar Vučić nesër dhe pasnesër në Tiranë. Për çfarë vjen? Për të mirën e Shqipërisë, shqiptarëve apo të Kosovës? Kurrësesi që JO. Atëherë për çfarë vjen?! Këtë e di veç ai që e ka ftuar. Ai e ka mik, shqiptarët JO,”– shkruan ai, ndërkohë që zyrtarisht nuk ka asnjë reagim nga presidenti Meta, i cili ka dalë haptazi kundër nismës “Open Ballkan”.

LAJMI KRYESOR: Vuçiç e Zaev në Tiranë, Berisha e pret me protesta, Presidenti serb: Lidhim popujt

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bledi dervishaj open ballkan ne tirane sali berisha bledi dervishaj open ballkan ne tirane sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 19 Dhjetor 2021, 09:43

Berisha: Aty ku lind shpresa, lind fitorja

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u ka uruar mirëmëngjesin shqiptarëve me një video nga Kuvendi i Kombëtar i PD-së në 11 dhjetor. Me anë të një postimi...