Sport

Elmas bën Napolin të gëzohet, Milan “tradhëtohet” nga VAR në fund

19 Dhjetor 2021, 22:13 Nga DOSJA
Elmas bën Napolin të gëzohet, Milan

ITALI-Napoli arrin një fitore të madhe ndaj Milanit. Në javën e 18-të të Serie A skuadra e Spalletit fiton me shifrat 1-0 në San Siro.Elif Elmas kaloi në avantazh Napolin në minutën e pestë, pas një goditjeje këndi.

Lojtari i Maqedonisë së Veriut me kokë e çoi topin në rrjetë dhe Napoli e pa veten në avantazh. Milan e kërkoi me dëshirë golin, por Ibrahimovic dhe Florenzi nuk ishin konkretë në rastet që iu servirën.

Minuta e 90-të solli rastin më të diskutueshëm, pasi Kessie shënoi dhe goli u anulua me VAR për pozicion jashtë loje.Minutat shtesë nuk sollën asgjë të re dhe Napoli mori tre pikët, çka e shpall Interin kampion dimri që këtë javë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport milan napoli milan napoli

Sondazh

Poll