Aktualitet

Shpërthimi në Vlorë/ Si në vitin 2017 Sadedini i shpëtoi një tjetër atentati

19 Dhjetor 2021, 15:05 Nga DOSJA
Shpërthimi në Vlorë/ Si në vitin 2017 Sadedini i

VLORË– Endri Sadedinaj ka rënë pre i një atentati pasditen e sotme në Vlorë! Por edhe më herët Sadedinaj i kanë vënë tritol thuajse në të njëjtën datë, por 4 vite më parë. Më 16 dhjetor të 2017, 34-vjeçarit i kishin lënë lëndë plasesë pranë mjetit, por nuk u zbulua kurrë se kush ishte autori i ngjarjes.

Kamerat e sigurisë kapën vetëm një person që lëvizte pranë mjetit, i pamaskuar dhe që la kallëpin e mbuluar me letër natriban pranë makinës së biznesmenit. Lënda plasëse e montuar në mënyrë artizanale do të aktivizohej me një celular, por nuk fatmirësisht u pikas në kohë nga shënjestra.

“Nuk di se kush mund ta ketë bërë, unë nuk kam pasur konflikte me askënd dhe as nuk kam marrë kërcënime,”-tha ai asokohe kur u mor në pyetje nga ana e Policisë së Shtetit.

Endri Sadedini është pronari i një lokali në Vlorë ku në Prill të 2017 u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Ergys Gjioveshi. Për ngjarjen u vunë në pranga Gani Tozaj, ndërsa Arianit Kondaj u shpall në kërkim. Ndërsa vetë  Sadedini u ndoq penalisht për moskallëzim krimi. Sot, thuajse në të njëjtën datë historia është përsëritur dhe 34-vjeçarit i kanë vendosur sërish tritol, por tanimë i riu rrezikon jetën për shkak të plagëve të marra.

LAJMI KRYESOR: DETAJE- Atentat me eksploziv në Vlorë, një i plagosur

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet endri sadedinaj shperthim ne vlore endri sadedinaj shperthim ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Dhjetor 2021, 14:34

FOTOT/ Dalin pamjet e para nga atentati në Vlorë

VLORË– Foto që po shikoni vijnë nga Vlora aty ku edhe ka ndodhur një atentat këtë pasdite. Zona pranë Lungomares dhe Sheshit të Flamurit është rrethu...