Aktualitet

Bregu korrigjon ministren Krifca: Nga takime të gabuara, lindin skema të gabuara…

19 Dhjetor 2021, 07:49 Nga DOSJA
Bregu korrigjon ministren Krifca: Nga takime të gabuara, lindin skema

TIRANË– Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vojo Bregu shkruan se takimi i Ministres së Bujqësisë, Frida Krifca përfaqësuesin kryesor të shoqatës së eksportuesve nuk mund të prezantohet si një takim me përfaqësues fermerësh.

Në një postim në Facebook, krah fotove të takimit të Krifcës, Bregu shkruan se nuk mundet që të përfaqësojë fermerët, në diskutimet me ministrinë për skemat mbështetëse për vitin 2022, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me fermerët, lideri i eksportuesve të Shqipërisë. Sipas Bregut, nga takime të gabuara, lindin dhe skema të gabuara që çojnë dhe në rezultate të gabuara.

Statusi i plotë:

Mendoj që nuk është korrekte politikisht, të informosh publikun që po takon përfaqësues fermerësh, kur në krye të tavolinës është përfaqësuesi kryesor i shoqatës së eksportuesve ( person të cilin e njoh personalisht, dhe e vlerësoj shumë për kontributin e tij në bujqësi) i cili ka më shumë gjëra që i ndajnë me fermerët se sa i bashkojnë. Ministrja e re mund të takohej fare mirë në një takim tjetër me gjithë përfaqësuesit e shoqatës së eksportuesve si një grup real interesi. Fjala vjen kur te hapet thirrja për skemën e IPARD. Por asesi nuk mundet që të përfaqësojë fermerët, në diskutimet me ministrinë për skemat mbështetëse për vitin 2022, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me fermerët, lideri i eksportuesve të Shqipërisë. Sepse nga takime të gabuara, lindin dhe skema të gabuara që çojnë dhe në rezultate të gabuara.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore frida krifca vojo bregu frida krifca vojo bregu

Sondazh

Poll