Politike

Referendumi për Bashën/ Mbyllen numërimet në disa qytete, publikohen rezultatet

18 Dhjetor 2021, 19:15 Nga DOSJA
Referendumi për Bashën/ Mbyllen numërimet në disa qytete,

TIRANË – Numërimi i votave të referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga funksioni i kryetarit të partisë ka përfunduar në disa qytete, ndërsa vijon në disa të tjera akoma.

Proçesi i numërimit të votave ka përfunduar në Korçë, Lushnje, Lezhë, ndërsa vazhdon ende numërimi në Shkodër:

Korçë-Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Pogradec, Kolonjë dhe Korçë. Në Korçë votuan 707 persona. 8 janë kundër shkarkimit të Bashës, 3 janë të pavlefshme dhe 696 vota janë pro shkarkimit të Bashës. Në Pogradec 502 vota janë pro shkarkimit, 3 janë të pavlefshme. Në Kolonjë 404 vota janë të gjitha pro shkarkimit të Bashës. Në Devoll kanë votuar pro 1041 anëtarë, 12 kundër dhe 5 vota janë të pavlefshme. Në Maliq kanë votuar 1269 anëtarë të PD pro shkarkimit të Bashës, 2 kundër dhe 2 janë shpallur të pavlefshme.

Tiranë-Në njësinë nr. 2 në Tiranë është mbyllur procesi i numërimit. 635 persona kanë votuar pro shkarkimit të Bashës, 8 kundër dhe 3 janë shpallur të pavlefshme. Procesi i votimit ka qenë i qetë në këtë njësi. Kujtojmë që aty ka votuar edhe ish-Kryeministri Sali Berisha. Në degën 8 kanë votuar 760 persona pro shkarkimit të Bashës, 10 kundër dhe 4 vota të pavlefshme.

Shkodër-Deri në këto momente nuk ka përfunduar numërimi i votave të anëtarëve të PD. Gazetarja Emi Kalaja ka mësuar se është në pragun e 50% të anëtarëve që kanë votuar. Shifrat deri më këto momente sipas burimeve për gazetaren flasin për rreth 2700 vota të vetëm degës së qytetit kundër Lulzim Bashës. Ndërkohë ka mbaruar procesi i votimit në Malësinë e Madhe ku kanë votuar 518 anëtarë të PD. Të gjitha votat ishin pro shkarkimit të Lulzim Bashës. Vijon procesi i numërimit në Vaun e Dejës dhe në Pukë. Gazetarja raportoi se të vetmet parregullsi kanë qenë se shumë anëtarë të PD nuk kanë qenë të përfshira në lista siç ishte kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Lezhë-Gazetarja Vera Deda tha se procesi i votimit ka qenë i qetë dhe pa probleme në të gjithë qarkun. Në Lezhë kanë votuar 1304 anëtarë. 1266 prej tyre kanë votuar pro shkarkimit, 29 kundër dhe 9 prej tyre të pavlefshme. Në Kurbin ka përfunduar numërimi. 904 anëtarë të PD kanë votuar në këtë qendër. 3 vota kanë rezultuar të pavlefshme, 8 kanë rezultuar pro Bashës ndërsa pjesa tjetër kanë vendosur për shkarkimin e kreut të PD. Edhe në Mirditë përfundoi numërimi ku 575 anëtarë votuan për shkarkimin e Bashës.

Durrës-Gazetarja Enkeleda Arapi tha se nuk ka pasur incidente gjatë procesit të votimit dhe numërimit. Personat e paraqitur e kanë gjetur emrin në listë. Procesi ka përfunduar në të gjithë bashkinë Durrës. Nga 1549 anëtarë, 15 janë pro qëndrimit të Bashës ndërsa 10 vota janë shpallur të pavlefshme. Pjesa tjetër janë për shkarkimin e kreut të PD. Në Shijak 504 janë pro shkarkimit, 7 kundër ndërsa 1 është shpallur e pavlefshme.

Lushnje-Anila Sefa raportoi se ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave në Lushnje. Pro shkarkimit të Bashës janë 758 anëtarë në Lushnje. Në Divjakë, është mbyllur procesi i votimit. 364 anëtarë votuan në procesin e sotëm. Votimi u shty përtej orarit të përcaktuar pasi pati numër të lartë personash që votuan. Sefa tha se ka pasur persona që kanë ardhur posaçërisht nga emigrimi për të hedhur votën e tyre. Edhe në Fier shtyrë votimi me 1 orë. Në Mallakastër kanë votuar 354 anëtarë pro shkarkimit të Bashës. Në Patos kanë votuar pro shkarkimit 679 anëtarë. Në Roskovec kanë votuar 371 persona kundër shkarkimit të Bashës. Në Fier 2413 votues kanë votuar pro shkarkimit të Bashës.

Dibër-Ka përfunduar numërimi i votave në 4 qendrat e votimit të Qarkut Dibër. Në Dibër kanë votuar pro 661 anëtarë ndërsa kundër 5. Në Bulqizë kanë votuar 436 anëtarë pro shkarkimit ndërsa kundër 2. Në Mat kanë votuar pro 701 anëtarë, ndërsa kundër 3. 578 anëtarë kanë votuar pro shkarkimit të Bashës në Klos. 3 vota janë kundër, ndërsa 3 janë shpallur të pavlefshme.

LAJMI KRYESOR: Referendumi/ 98% e demokratëve ‘pro’ shkarkimit të Bashës, Berisha shkon në seli


(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll