Politike

“Gardistë dhe RENEA në tarracën e PD-së”, publikohen pamjet nga selia blu

18 Dhjetor 2021, 21:13 Nga DOSJA
“Gardistë dhe RENEA në tarracën e PD-së”,

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar gardistë dhe pjesëtarë të RENEA-s që të mbrojnë kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Ish-lideri i demokratëve u shpreh për mediat teksa u lexuan rezultatet e referendumit për shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit se persona të veshur me uniforma të zeza janë vendosur në tarracën e selisë së Partisë Demokratike. Por, selia blu tregon pamjen tjetër.

Në fotot e publikuara, shikohet se në tarracën e Partisë Demokratike nuk ka asnjë person të gardës ose RENEA-s.

Berisha dhe mbështetës të tij u vendosën para godinës së Partisë Demokratike në kohën kur Basha po organizonte mbledhjen e Kryesisë. Deputetja Albana Vokshi lexoi rezultatet e referendumit të sotëm në degët e PD-së ku 43.385 votuan pro-shkarkimit të Bashës nga funksioni i kryetarit të partisë.

SHIKO DHE KËTË:

Personat me të zeza mbi tarracë, Berisha: Rama i ka sjellë RENEA,mos të luajnë lojra

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll