Politike

Basha pas largimit të Berishës nga selia blu: PD u pastrua nga hijet e së shkuarës

18 Dhjetor 2021, 21:02 Nga DOSJA
Basha pas largimit të Berishës nga selia blu: PD u pastrua nga hijet e

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nisi konferencën me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë me një deklaratë. Teksa sot përfunduan Kuvendi i thirrur nga vetë Basha dhe referendumi për shkarkimin e tij nga Sali Berisha, kryedemokrati bëri me dije se sot Partia Demokratike u pastrua nga hijet e së shkuarës, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u shkarkua nga Këshilli dhe Kuvendi Kombëtar i partisë.

Ndër të tjera, Basha theksoi se tashmë është momenti që PD-ja të luftojë për deri në fund për jetësimin e reformave të thella, vettingun e politikanëve si dhe për rrëzimin e qeverisjës së kryeministrit Edi Rama. Basha falenderoi 5004 delegatët që morën pjesë në Kuvendin e sotëm të mbajtur në Pallatin e Kongreseve.

DEKLARTA E LULZIM BASHËS NË KONFERENCËN ME MEDIAT

Në oborrin e shtëpisë së lirisë dhe brenda shtëpisë së lirisë. Por po kështu për mbulimin e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratiike që nga orët e para të nisjes së tij e deri në mbyllje të Kuvendit për të cilin sot në radhë të parë, i drejtoj drejtpërsëdrejt meqenëse nuk kam pasur mundësi për shkak të aktivitetit politik, më pas edhe personalisht një falënderim nga zemra të 5004 delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Të cilët, të mbledhur sot në Tiranë, pasi morën pjesë në një diskutim, në një debat të hapur, në një shkëmbim mendimesh të ndryshme, me liri të plotë, me përgjegjësi të madhe ndaj fateve të demokracisë të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar, siç e ka për detyrë çdokush që i thotë vetes demokrat me apo pa kartën e anëtarësisë, vendosën me votën e tyre. Dua t’i falënderojë përfaqësuesit e demokratëve, delegatëve të Kuvendit Kombëtar 5400 sot, me praninë e tyre përkundër të gjithë punës, të gjithë presionit, psikologjik dhe të gjithanshëm erdhën, u mblodhën, vendosën, zgjodhën të ardhmen, mbyllëm një kapitull me të shkuarën dhe vendosëm të ecim përpara, për Partinë Demokratike, për demokracinë dhe mbi të gjitha për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nderime dhe falënderime të nderuar delegatë të Kuvendit të Partisë Demokratike.
E bëmë këtë sepse shqiptarët prisnin nga ne ndryshimin më 25 prill. Ndryshimin e mohuar nga masakra zgjedhore. E presin ndryshimin edhe më shumë nga ne sot. Sot mbarë shqiptarët, në Shqipëri dhe kudo, kam marrë mesazhe edhe nga Kosova, edhe nga vëllezërit dhe motrat tona në Maqedoninë e Veriut, e kudo ku jetojnë në Ballkan e në diasporë, panë se si demokratët zgjedhin me qytetari dhe fisnikëri interesin kombëtar, interesat e shqiptarëve, zgjedhin rrugën drejt të ardhmes, zgjedhin të lënë pas hijet e të shkuarës.
Sot Partia Demokratike është pastruar nga hijet e të shkuarës, është më pranë qytetarëve dhe problemeve të tyre. Për këtë arsye kemi jetësuar në statutin tonë dhe jemi e para parti politike në Shqipëri dhe në dijeninë time në Ballkan që jetësojmë aleancën me qytetarët për rikthimin e demokracisë tashmë si një organ, si një institucion të Partisë Demokratike, me qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza shumëplanëshe. Me qëllim për të kthyer normalitetin në vend. Dhe për të kryer përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, jo vetëm largimin e klikës, regjimit që rri në pushtet, me vota të vjedhura për të vazhduar të varfërojë Shqipërinë dhe shqiptarët, por për të mundësuar pikërisht Reformat e thella, që do t’i japin fund armikut të mirëqenies, armikut të sigurisë së shqiptarëve dhe familjeve të tyre që është korrupsioni dhe lidhja e politikës me krimin. Ky është fokusi ynë, ka qenë fokusi ynë në të gjitha betejat që kemi nisur që nga dekriminalizimi. Është fokusi ynë me betejën që kemi nisur në parlament me Vettingun e Politikanëve, është vendosmëria jonë, e shpallur përmes vendimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike për t’i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve me hapin e parë, luftën totale deri në fitore kundër korrupsionit qeveritar dhe kthimin e Shqipërisë në shinat e normalitetit. Ju faleminderit!

Pasi Sali Berisha dhe mbështetësit e tij u mblodhën përpara selisë së PD-së ku u lexuan dhe rezultatet e referndumit për shkarkimin e Bashës, ky i fundit përfundoi mbledhjen dhe doli në konferencë për mediat. 


LAJMI KRYESOR:
Përjashtoi Berishën nga strukturat, Basha mbledh Kryesinë: Ka faj pse s’jemi në BE

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll