Politike

Personat me të zeza mbi tarracë, Berisha: Rama i ka sjellë RENEA,mos të luajnë lojra

18 Dhjetor 2021, 20:31 Nga DOSJA
Personat me të zeza mbi tarracë, Berisha: Rama i ka sjellë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi këtë mbrëmje në hyrje të selisë së PD, pretendoi se godina ruhet nga të gjitha anët nga Garda e Repiublikës dhe e Forcave RENEA. Për këtë pretendon se “fajtor” është kryeministri Edi Rama, që sipas tij po mbron kryedemokratin Lulzim Basha nga aksioni që është ndërmarrë kundër tij.


“I them Edi Ramës që i ka mbushur tarracën me gardistë dhe RENEA. I them lëri lojrat mos luaj me pluralizmin politik. Është arritja më e madhe e shqiptarëve. Jemi gati të përballemi me çdo pengesë nuk ka asnjë synim ptjetër veç t’u rikthejë shqiptarëve votën e lirë. Unë u bëj thirrje shqiptarëve dhe të gjithë demokratëve, të hënën në orën 16:00, të mblidhemi para Kryeministrisë në protestën e parë kombëtare të shpallur, jashtë parashikimit. Rrethanat e bënë të domosdoshme. Sllobodani i ri, do të pritet ashtu siç e meriton me protesta. Vjen këtu në kuadër të një projekti,”-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Referendumi shkarkon Bashën, Berisha nga PD: Pati fatin e Ramiz Alisë, nesër kthehem

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll