Politike

Berisha kërcënoi “besnikët”, Basha: Qesharak! S’ruan dot as dinjitetin e tij

18 Dhjetor 2021, 21:21 Nga DOSJA
Berisha kërcënoi “besnikët”, Basha: Qesharak!

TIRANA – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu kundërpërgjigj ish-kryeministrit Sali Berisha se ai nuk është në gjendje të ruajë as dinjitetin e tij. Pas sulmeve që Berisha bëri për mbështetësit e Bashës në selinë PD-së, lideri demokrat shtoi nuk ka dy kampe në PD, por vetëm një. Sipas Bashës, Berisha i përket të shkuarës.

BASHA: Dy kampet janë vetëm në kokën tuaj, PD është vetëm një. Sot PD ka pasur vetëm një aktivitet politik. Është qesharake që dikush i shpallur “non grata” nuk ruan dot as dinjitetin. Ndoshta kështu ka qenë. Ndoshta për një kohë të gjatë kjo ka qenë maska e një sjelljeje të tij. Berisha është e shkuara. Jam gati të bëj gjithçka në dorën time.

LAJMI KRYESOR: Kryesia/ Basha: Kush tenton të përçajë demokratët, na gjen të përgatitur për çdo gjë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kryesia e pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha sali berisha kryesia e pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll