Politike

Pyetja e gazetares ‘shkrin’ Kryesinë, Basha i ndalon: Ju lutem! Se s’dëgjova pyetjen

18 Dhjetor 2021, 21:03 Nga DOSJA
Pyetja e gazetares ‘shkrin’ Kryesinë, Basha i ndalon: Ju lutem!

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu përgjigj sërish ish-kryeministrit Sali Berisha pasi ky i fundit e quajti se tashmë ka mbetur të jetë “roje dere” (consierge) pasi referendumi në PD votoi pro shkarkimit të Bashës. Ky i fundit shtoi në konferencën për mediat pas mbledhjes së kryesisë se nuk ka punuar kurrë në jetën e tij “roje dere”. Basha kërkoi qetësi nga anëtarët e Kryesisë së PD-së pasi nuk mundi të dëgjonte një pyetje të një gazetareje, e cila bëri anëtarët e Kryesisë të qeshnin.

BASHA: Transparencë e plotë është zotimi për këtë proces ku janë pjesë 5400 zonja dhe zotërinj që morën pjesë në punim. Mes punëve të mia të ndryshme, regjistroj disa profesione, atë të kamarierit, por jo atë të ‘consierge-t’. Nesër do të hidhet poshtë çdo trillim. Ju lutem. Do dëgjoj pyetjen se po nuk e dëgjova nuk jap dot përgjigje, por sqaroi se të gjithë janë.

LAJMI KRYESOR: Kryesia/ Basha: Kush tenton të përçajë demokratët, na gjen të përgatitur për çdo gjë

(k.m/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kryesia e pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha sali berisha kryesia e pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll