Politike

VD-Referendumi kundër Bashës/ Berisha sfidon: Deputetët t’i kontrollojnë listat

18 Dhjetor 2021, 20:28 Nga DOSJA
VD-Referendumi kundër Bashës/ Berisha sfidon: Deputetët t’i

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar deputetët e Partisë Demokratike, që të verifikojnë të gjithë listat e emrave të personave që morën pjesë në referendumin e sotëm për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Në fjalën e tij, Berisha kërkoi që deputët aktualë të PD të njihnin këtë rezultat dhe të bashkoheshin me të në mënyrë që të sigurohej një proces tranzicioni brenda PD deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.


E ftoj çdo deputet që të marrë listën dhe të kontrollojë një për një anëtarësinë që ka votuar dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura. Unë u them se PD kaloi krizën më të thellë, e kaloi duke rikthyer sandarded e lirisë. Të mos sillen më si njerëz pa vizion politik, një pjesë e mirë e tyre kanë qenë zyrtarë tek unë. Kam pasur vlerësim të madh. Tjetër është zyrtar dhe tjetër është politikan. Deputeti është i detyruar të gjykojë politiksht, të mos bëhen instrumenta të një skenari, më i turpshmi, jo vetëm i Shqipërisë por edhe më gjërë. Ftoj të gjithë krerët e degëve që të vijnë dhe tëmarrin dokumentat e votimi dhe anëtarësisë së tyre. Të heqin dorë dhe të mos bashkëpunojnë në një skenar që në mënyrë absolute nuk do të pengojë këtë revolucion,”-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Referendumi shkarkon Bashën, Berisha nga PD: Pati fatin e Ramiz Alisë, nesër kthehem

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 18 dhjetor 2021 sali berisha sali berisha 18 dhjetor 2021

Sondazh

Poll