Politike

VD-‘Trekëndëshi i Bermudës’/ Basha: Do e shkërmoqim, nuk e cënojnë dot PD-në

18 Dhjetor 2021, 12:46 Nga DOSJA
VD-‘Trekëndëshi i Bermudës’/ Basha: Do e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh ditën e sotme gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike se do ta shkërmoqin atë që quajën Trekëndëshi i Bermundës. Basha u shpreh se Partia Demokratike është e vendosur në shkërmoqjen e trekëndëshit të Bermudës dhe prodhimit të saj të fundit politik, regjimin e Edi Ramës.


‘Nuk ia kanë arritur, e nuk do ta arrijë kurrë, sigurisht falë shumicës së anëtarëve dhe delegatëve të partisë sonë të mrekullueshme, që janë sot në këtë sallë e jashtë saj. Ne kemi pasur probleme të shumta, por krenohemi që jemi partia e Dhjetorit ’90, që i ka i mbijetuar 31 viteve lufte të ashpra kundër saj, nga e majta komuniste apo nga kollona brenda nesh, deri te tentativat e të korruptuarve apo krimit të organizuar për të na dobësuar, për të na demoralizuar apo për të çfunksionalizuar Partinë Demokratike.’– shprehet Basha ndër të tjera.

Basha shtoi se Partia Demokratike është një realitet politik i konsoliduar që shikon vetëm nga e ardhmja për të gjithë kombin.

DEKLARATA E PLOTË:

I ashtuquajturi sovranizëm i kastës 30-vjecare, i mbështetur fuqishëm nga oligarkët dhe mediat e tyre, është kundër këtij roli të ndërkombëatrëve sepse ata duan të jenë rehat, të shijojnë siç kanë shijuar, të pasurohen me korrupsion sic janë pasuruar, të mbajnë në këmbë sundimin e tyre në kurriz të shqiptarëve që vetëm varfërohen. Demokratët, ashtu si shumica dërmuese e popullti shqiptar, e duan dhe presin një rol edhe më aktiv të SHBA e partnerëve europianë kundër korrupsionit, që është plaga më e madhe sot për vendin. Demokratët nuk janë e nuk mund të jenë të ndarë “sovranistët kundër SHBA ” në një anë dhe “proamerikanë kundër sovranistëve” në anën tjetër. Të gjithë jemi sovranë e atdhetarë në një Shqipëri demokratike, euro-atlantike. Partia Demokratike është e vendosur të përballet me këtë kastë që e do Shqipërinë të izoluar, Partia Demokratike është e vendosur të përballet me ktë regjim që e do Shqipërinë pa të drejta, pa liri, pa të vërteta. Që shkel ligjet, pasurohet duke vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk e kupton. Por Partia Demokratike nuk mund ta pranojë këtë kurrë. Ne jemi vendosur të përballemi me ata që prej dekadash besojnë se mbijetesa e tyre personale është më e rëndësishme se mirëqenia e popullit tonë, Partia Demokratike është e vendosur në shkërmoqjen e trekëndëshit të Bermudës dhe prodhimit të saj të fundit politik, regjimit të edi ramës përmes masakrës zgjedhore. Që ethshëm ka synuar të cënonte ekzistencën dhe qendrueshmërinë e Partisë Demokratike. Nuk ia kanë arritur, e nuk do ta arrijë kurrë, sigurisht falë shumicës së anëtarëve dhe delegatëve të partisë sonë të mrekullueshme, që janë sot në këtë sallë e jashtë saj. Ne kemi pasur probleme të shumta, por krenohemi që jemi partia e Dhjetorit ’90, që i ka i mbijetuar 31 viteve lufte të ashpra kundër saj, nga e majta komuniste apo nga kollona brenda nesh, deri te tentativat e të korruptuarve apo krimit të organizuar për të na dobësuar, për të na demoralizuar apo për të çfunksionalizuar Partinë Demokratike.

Ne u kthyem fuqishëm me votat e shqiptarëve, ku pa asnjë pushtet, përballë masakrës zgjedhore, fituam zemrat e shqiptarëve dhe votën e vërtetë populore për ndryshim, pra një parti e madhe dhe e qendrueshme. Qëndrueshmëria jonë as që mund të vihet në diskutim tashmë. Partia Demokratike është një realitet politik i konsoliduar që shikon vetëm nga e ardhmja. Jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri por për të gjithë kombin tonë. Që jo vetëm siguron qendrueshmërinë e PD, por edhe rritjen dhe zhvillimin e saj. Ne mund të humbasim një numër individësh, në një pakicë të papërfillshme, të cilët janë të brumosur, të indoktrinuar apo të lidhur me fije të ndryshme me interesat e së shkuarës, por ne do të fitojmë besimin e pjesës më të madhe të shoqërisë sonë, atë shumicë që beson si ne tek e ardhmja perëndimore e Shqipërisë. Ne do të fitojmë qytetarin normal shqiptar, votuesin civil, i cili do të ndërtojë këtu të ardhmen e tij. Ky transformin do ta më të besueshme dhe fitimtare, Partinë Demokratike, që lindi nga idealet më të mira të dhjetorit 1990, dhe që del më e pastër dhe më e forte nga ky Kuvend, gati për të zgjedhur të ardhmen.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Kuvendi i PD! Basha mbledh delegatët, mesazhi për Berishën: S’ke vend mes nesh

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll