Politike

VD-Gjana: Kemi shumicën e demokratëve, në sallë janë 5004 delegatë

18 Dhjetor 2021, 13:07 Nga DOSJA
VD-Gjana: Kemi shumicën e demokratëve, në sallë janë

TIRANË– Kryetari i Komisionit Statutor në Kuvendin e Partisë Demokratike Jemin Gjana ka bërë të ditur numrin e delegatëve që janë të pranishëm në sallën “Palati i Kongreseve”. Gjana tha se PD-ja aty në sallë ka shumicën e demokratëve me 5 mijë e 4 të tillë, nga 7 mijë e 600 që janë në total. 

“Dua t’ju falënderoj sepse shumë nga ju kam takuar qindra dhe qindra para se të fillonim dhe tani kam një sallë të mbushur, me fytyra, me emra e identiteti të cilët kanë udhëtuar 30 vite për PD-në dhe PD për ta. Dua të bëj me dije se të dhënat konfirmojnë se ne kemi shumicën dërrmuese të delegatëve. 5004 nga 7600 që janë total. Kryesia e PD-së në mbledhjen e ditës së djeshme ka vendosur që ndihmë për menaxhimin e punimeve të Kuvendit të krijojë një komision me të cilin janë ndjekur procedurat e regjistrimit të delegatëve dhe e gjithë vendimmarrja që do të ndodhë,”- tha Gjana ndër të tjera. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll