Politike

Akuza ndaj Boçit? Açka: Të shihja kolegun që manipulonte dhe të afërmit për vota…

18 Dhjetor 2021, 13:29 Nga DOSJA
Akuza ndaj Boçit? Açka: Të shihja kolegun që manipulonte

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka akuzuar në mënyrë jo të drejpërdrejtë kolegun e saj Luçiano Boçi se i ka vjedhur vota. E pranishme në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Açka tha se nuk ka qenë mirë për të që të shikonte se personi që garonte me të manipulonte dhe të afërmit e saj për vota. 

“Të nderuar demokratët e demokrate, në pak muaj në mesin tuaj kam pasur fatin të jeton një nga kohët më të rëndësishme të jetës sime që e kurdis qenia juaj demokrate. Por në këto muaj më është dashur të përjetoj bashkë me ju edhe dy shembje të thella. Atë të efektit të kodit zgjedhor dhe atë të kodit kanunor të shpalljes non-grata të liderit historik, nga efekti i të cilit duket se jemi dy palë armike. Në rastin e parë, përtej trishtimit që më jep ndjesia që të shihje kolegun se gjatë fushatës përpiqej të manipulonte edhe të afërmit e tu për vota…megjithatë ne nuk bëmë edhe një analizë të thellë të zgjedhjeve. Higjienizimi i shoqërisë shqiptare duhet të fillojë nga Partia Demokratike. Dhe ky është një akt historik dhe një detyrim ndaj mohës sonë. Krijimi i Aleancës Qytetare për Demokraci, do të na e bëjë të mundur hapjen kah shoqëria shqiptare, aq e nevojshme për ne. Një shkrimtare dhe mendimtare e madhe thotë se “nëse e sheh me lupë errësirën, aq më shumë errësi do ndeshësh”. Ju ftoj të shohim me lupë dritën dhe ta shumfishojmë atë për të arshmen tonë. Dhe në fund dy fjalë të sinqert edhe për ju, z. Basha. Më vjen mirë qē ka ardhur një kohë reflektimi dhe në retorikën tuaj, madje pranimin e gabimeve që mund t’u kenë kushtuar pushtetin demokratëve. Komisioni i Ndryshime Statutore që shpallim sot, duhet të dalë shpejt me projekt in e tij për përmirësimin e gjithçkaje për të cilin jemi gjykuar dhe që ka nervozuar demokratët. Ta bëjmë Partinë Demokratike vërtet demokratike dhe të krijojmë mundësinë të qarkullojnë elitat, të japim me dije të rinjve që aspirojnë politikën se ne jemi streha e tyre, t’i ftojmë, t’i promovojmë, t’i mbështesim dhe të duatrokasim çdo arritje të tyre. Të amnistojmë çdo keqkuptim të sotëm me një pjesë të rinisë sonë që e kemi jashtë kësaj salle, në nuk kemi luksin t’i humbim të rinjtë që janë zemra dhe nervi i Partisë Demokratike.
Unë e kuptoj hendekun që na është krijuar me bazën muajt e fundit dhe kjo është e kuptueshme, madje edhe ju keni bërë shpjegimet tuaja për këtë. Por nga nesër e tutje, z. Basha, ju duhet të ktheheni më shpesh dhe më bindshëm të demokratët. Ata janë duke ju pritur, edhe nëse janë duke ju pritur për t’jua thënë në sy dëshpërimin e tyre, duhet ta pranoni dhe të mbani shënime për shqetësimet e tyre. Dhe kjo gjë, pra afrimi dhe më shumë të baza jonë, nuk është as qasje liberale e as qasje konservatore, ajo është thjesht qasje njerëzore. Jo vetëm kaq, por si një rishtare në politikë, si njeri që ka qenë thelbësisht kritike ndaj politikës shqiptare për tridhjetë vite, do t’ju kërkoja të ndryshonit, të gjenit një faktor X në këtë botë të madhe që ka në substancë ndryshimin, të ndërroni mbase lëkurë, po e them në kuptimin figurativ. Në politikën shqiptare është krijuar klisheja se një politikan hyn i mirë dhe del i keq nga politika. Jepni ju i pari shembullin se në politikën shqiptare mund të hysh edhe për t’u përmirësuar. Fillojeni nga vetja, nga akti i ndarjes nga pjesa e errët që politika shqiptare jua ka veshur si tunikë. Jua kërkoj publikisht: Hiqeni atë tunikë ju i pari, z. Basha!”- tha Açka. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike flutura acka kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 flutura acka kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021

Sondazh

Poll