Politike

Ndryshimet statutore, Alibeaj: 10% e posteve drejtuese do jenë pë Aleancën Qytetare

18 Dhjetor 2021, 13:04 Nga DOSJA
Ndryshimet statutore, Alibeaj: 10% e posteve drejtuese do jenë pë

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj propozoi që të shtohen dy dispozita të cilat i dedikohen krijimit të një strukture të re demokratike që quhet Aleanca Qytetare për Demokracinë. I pranishëm në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Alibeaj shtoi se përveç organizatave partnere që partia ka, shtohet dhe Aleanca Qytetare e cila bëhet nga intelektualë të spikatur në shoqëri të cilët bashkëndajnë të njëtat vlera dhe parime me PD-në.

“Në cilësinë e përfaqësuesit të Komisionit, me propozim të Kryesisë propozohet që në statutin e PD-së të shtohen dy dispozita të cilat i dedikohen krijimit të një strukture të re demokratike që quhet Aleanca Qytetare për Demokracinë. Pas nenit 58 do të shtohet neni 58 fraksion 1, që thotë se përveç organizatave partnere që partia ka, shtohet dhe Aleanca Qytetare e cila bëhet nga intelektualë të spikatur në shoqëri të cilët bashkëndajnë të njëtat vlera dhe parime me PD-në. Anëtarësimi në parti nuk është kusht për anëtarësimin në Aleancën Qytetare për Demokraci. Aleanca Qytetare synon të analizojë dhe të japë mendim kritik ndaj politikave, qasjeve dhe nismave të Partisë Demokratike duke ndihmuar partinë të forcojë dialogun dhe debatin konstruktiv me shoqërinë. Dhe pika 4, PD garanton përfaqësimin e Aleancës Qytetare me 10 % në pozicionet vendimarrëve ose drejtuese të partisë,”- tha Alibeaj. 

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll