Politike

SHIFRAT/ Vokshi nxjerr të dhënat sipas qarqeve: 34 mijë e 105 vota në total

18 Dhjetor 2021, 15:32 Nga DOSJA
SHIFRAT/ Vokshi nxjerr të dhënat sipas qarqeve: 34 mijë e

TIRANË– Deputetja Albana Vokshi ka dhënë shifrat për votimet për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Nga dega numër një e PD-së në Tiranë, Vokshi tha se në total kanë votuar 34 mijë e 105, ndërsa ndau shifrat edhe sipas qarqeve. 

Deri në orën 15:00- Këtu jemi në qendrën e votimit numër një, ku është tentuar pengimi i votimit nga persona të autorizuar. Janë plastifikuar dyert. Asgjë nuk e pengon vullnetin e sovranit demokrat për shkarkimin e Lulzim Bashës. U kemi bërë thirrje të gjitha anëtarëve të strukturave që të mos bien pre e peovokimeve dhe gjithçka ka qenë e qetë. Ka fluks në shumë qendra votimi, ju lutemi mbajini qendrat e votimit hapur derisa të votojë edhe demokrati i fundit.

Shkodër 3666

Lezhë 2670

Kukës 1550

Dibër1529

Durrës 4240

Berat 893

Korçë 2655

Fier 3415

Gjirokastër 1288

Në total 34 mijë e 105,”- tha Albana Vokshi. 

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi albana vokshi

Sondazh

Poll