Politike

“Gjithçka të mirë e kemi falë hapjes perendimore”/Basha: Zgjedhim të ardhmen për PD

18 Dhjetor 2021, 12:25 Nga DOSJA
“Gjithçka të mirë e kemi falë hapjes

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh ditën e sotme nga salla e Pallatit të Kongreseve se do të zgjedhin të ardhmen për partinë e tyre. Basha u shpreh se Kuvendi i mbledhur ditën e sotme do të jetë në një udhëtim krah me vendet e Perëndimit si dhe shtoi se gjithçka të mirë që kanë, e kanë falë hapjes perëndimore të vendit, lirisë dhe demokracisë.


Kjo zgjedhje është për ne si Parti Demokratike dhe është për Shqipërinë. Ndaj jo vetëm sytë dhe mendjet e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, por edhe sytë e mendjet e shumicës së shqiptarëve janë drejtuar sot nga ky Kuvend.Në emrin tuaj më lejoni t’u them të gjithëve: nuk do t’ju zhgënjejmë.Ne do të zgjedhim të ardhmen.Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të zgjedhë të ardhmen.Partia Demokratike e Shqipërisë do të zgjedhë të ardhmen.Disa harrojnë, disa bëjnë sikur harrojnë, e të disa bërtasin që të tjerët të harrojnë, se kush jemi ne.Ne jemi partia e idealeve demokratike të Lëvizjes studentore, rinore, intelektuale dhe popullore e dhjetorit 1990, që ktheu Shqipërinë me fytyrë nga Perendimi, që caktoi njëherë e përgjithmonë përkatësinë e vendit dhe kombit tonë në familjen e tonë të natyrshme europiane dhe euroatlantike.Kjo nuk ndryshon.Kjo nuk do të ndryshojë.Shqiptarët, të djathtë, të majtë e pa parti, e dinë se megjithë vështirësitë ku ndodhen, gjithçka të mirë që kanë, e kanë pikësëpari falë hapjes perendimore të vendit, falë lirisë, falë demokracisë, falë vlerave që bashkëndajmë me familjen e kombeve të lira, falë anëtarësisë në NATO dhe udhëtimit drejt anëtarësimit në BE. Udhëtimi ynë krah për krah me vendet e Perendimit përbën ngjarjen më fatlume e më të ndritshme të historisë tonë. Si formacioni politik që i ka prirë këtij kursi, PD ekziston për ta mishëruar me sjellje dhe me vepra ketë aleancë të shenjtë.’– shprehet Basha.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Kuvendi i PD! Basha mbledh delegatët, mesazhi për Berishën: S’ke vend mes nesh

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll