Politike

VD-‘A do zgjedhim të ardhmen?’/Pyetja e Bashës entuziazmon delegatët, brohorasin: PO

18 Dhjetor 2021, 12:21 Nga DOSJA
VD-‘A do zgjedhim të ardhmen?’/Pyetja e Bashës entuziazmon

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha pyeti ditën e sotme demokratët që ishin të pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve se nëse duan që të zgjedhin një të ardhme në krah të aleatëve, duke përmendur SHBA-në dhe BE-në. Delegatët njëzëri brohoritën në sallë, duke rënë dakord e duke thënë po me zë të lartë.

Basha vijoi më pas duke thënë se e shkuara duhet të lihet pas e se nuk duhet të zgjedhin nënshtrimin.


DEKLARATA E BASHËS:

Ndaj edhe ky Kuvend i jashtëzakonshëm zhvillohet si një akt i vetëdijshëm dhe i një përgjegjësie të lartë nga ana e Partisë Demokratike dhe e imja personalisht, për një moment shumë jetik, thelbësor, dhe pa të dytë në historinë tonë si parti politike.Partia Demokratike është partia e parë opozitare, partia e shpresës shqiptare, dhe pa asnjë diskutim i takon të jetë aty ku Shqipërisë dhe shqiptarëve ju takon të jenë, te pozita e natyrshme në qytetërimin perëndimor.Ky Kuvend i jashtëzakonshëm mblidhet për të vendosur më qartë se kurrë:-a do të zgjedhim të ardhmen;-a do të zgjedhim të heqim nga supet e Shqipërisë dhe shqiptarëve, zgjedhën e sundimit të njëshave, zgjedhën e sundimit të kastës tridhjetvjeçare, që ka marrëpeng demokracinë për interesat e pushtetit dhe pasurisë marramendëse që kanë grumbulluar në rrugë të paligjshme e kriminale, zgjedhën epandëshkueshmërisë që për turpin e tyre e kanë ngritur në sistem, për për të përjetësuar pushtetin e pak njerëzve;-A do të zgjedhim bashkudhëtimin tonë të pandalshëm e fatlum me aleatët dhe miqtë tanë të çmuar, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendet e Bashkimit Europian, që si asnjëherë tjetër më parë kanë vendosur dhe po veprojnë për ta ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët, për t’i çliruar nga sundimi i tmerrshëm i oligarkëve politikë dhe ekonomikë dhe për të rimarrë, më hovshëm se kurrë, kursin e demokracisë normale të vlerave;-A do të zgjedhim këtë betejë, ketë shans që nuk vjen shpesh?-Me një fjalë tjetër të vetme, a do të zgjedhim fitoren?-Apo do të zgjedhim të shkuarën?-Apo do të zgjedhim nënshtrimin?-Apo do të zgjedhim humbjen e busullës nga u nisëm në dhjetor të vitit 1990?Kjo është një zgjedhje politike dhe atdhetare, një zgjedhje mençurie dhe largpamësie, një zgjedhje mirënjohje dhe besnikërie ndaj ëndrrës shekullore dhe popullore shqiptare për Shqipërinë si Europa, për Shipërinë në miqësi të përjetshme me SHBA.

LAJMI KRYESOR:LIVE-Kuvendi i PD! Basha mbledh delegatët, mesazhi për Berishën: S’ke vend mes nesh

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll