Politike

VD-Basha: Kemi sfidë përpara, jashtë PD-së persona që sfidojnë SHBA

18 Dhjetor 2021, 12:09 Nga DOSJA
VD-Basha: Kemi sfidë përpara, jashtë PD-së persona që

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh para delegatëve të Partisë Demokratike se do të qëndrojnë jashtë partisë persona që sfidojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i PD tha se nuk do të pranojnë elementë nga bota e errët e lidhjeve të krimit me biznesin, me politikën, apo organizatat kriminale. Basha shtoi se PD është partia që ka propozuar dekriminalizimin e politikës dhe vettingun për politikanët, ndaj pastrimet duhet ti bëjë nga vetja duke lënë jashtë radhëve ata që duan të sfidojnë SHBA për interesat e tyre personale.


DEKLARATA E PLOTË:

Kjo do të jetë garanci për një Shqipëri të lirë që di të votojë, të zgjedhë e di të përfaqësohet me dinjitet. Si do jetë PD sot, do jetë Shqipëria nesër. Nuk do lejojmë në PD elementë nga bota e errët e lidhjeve të krimit me biznesin, me politikën, apo organizatat kriminale. Kjo është një sfidë e madhe, por ne do të rritemi me këtë besim në mendje e zemër, pasi vetëm kështu shqiptarët do na besojnë, duke na parë se kush janë demokratët, kush jemi ne. Kjo është sfida jonë. Kjo nuk është një histori e re e PD, por një avancim i historisë sonë. Ne jemi partia që kemi propozuar dekriminalizimin e politikës dhe së fundi vettingun për politikanët. Ne kemi përpara një sfidë të re, të bindim shqiptarët që jemi partia që i bën këto gjëra, jo vetëm i thotë, dhe i bën duke nisur nga vetja. Duke lënë jashtë radhëve tona ata që duan të sfidojnë SHBA për interesat e tyre personale. Shqipëria sot vuan nga mungesa e lirisë ekonomike, vuan nga kapja e shtetit. Mungesa e lirisë ekonomike pengon qindra e mijëra iniciativa private, që ndihmojnë zhvillimin, varron mijëra ëndrra që duan të kontribuojnë, dhe i heq vendit mijëra mundësi zhvillimi dhe lë në treg vetëm interesat e një njeriu. Ne do ta ndryshojmë këtë. Kryeministri i ardhshëm i këtij vendi nuk do të jetë pronar i ideve tuaja, por garantues i tyre për të mirën e vendit. Askush nuk do ju ndal të bëni ëndrrat tuaja realitet. Askush nuk do ju pengojë të zhvilloni biznesin tuaj. Kjo është garancia më e madhe, që Shqipërinë do ta bëjmë bashkë. Unë do jem aty për të garantuar se askush nuk do ta prekë ëndrrën tuaj. Ne do ta shpëtojmë Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Kuvendi i PD! Basha mbledh delegatët, mesazhi për Berishën: S’ke vend mes nesh

(a.b)dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha sali berisha kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll