Politike

Bashkëqeverisja/ Rama nga Vlora: Platforma s’është gjykatë, që të zgjidhë konfliktet

18 Dhjetor 2021, 13:23 Nga DOSJA
Bashkëqeverisja/ Rama nga Vlora: Platforma s’është

VLORË – Stacioni i radhës i Kryeministrit Rama në funksion të takimeve sensibilizuese për “Ligjin e Bashkëqeverisjes” ka qenë qyteti i Vlorës. Rama theksoi se 95 për qind e shërbimeve mund të kryhen online përmes portalit qeveritar e-Albania dhe vetëm 5% kanë nevojë për prezencë fizike në administratën shtetërore.

Sipas Ramës, viti 2022 do të jetë viti i mbylljes së sporteleve dhe kalimit të plotë të shërbimeve administrative në smartfonin e qytetarëve apo kompjuterin më të afërt përmes platformës e-albania. Bashkëqeverisja, sipas Ramës, është një mekanizëm i ri ligjor në duart e qytetarëve, jo vetëm për të marrë çdo shërbim të vonuar po edhe mbështetur goditjen e zyrtarëve jokorrektë përmes platformës shqipëriaqëduam.al.

Sipas Ramës, kjo platformë nuk është një vend ku zgjidhen konfliktet e qytetarëve me administratën, por është një platformë ku ata marrin shërbimet e tyre shtetërore, pra nuk është Gjykatë.

“Viti 2022 do të jetë viti i mbylljes përfundimtare të sporteleve dhe kalimit të plotë të shërbimeve administrative në smartfonin tuaj apo kompjuterin më të afërt përmes platformës e-albania. Bashkëqeverisja është një mekanizëm i ri ligjor në duart tuaja, jo vetëm për të marrë çdo shërbim të vonuar po edhe mbështetur goditjen e zyrtarëve jokorrektë përmes platformës shqipëriaqëduam.al. kjo platformë nuk është një Gjykatë, pra nuk është një vend ku zgjidhen konfliktet e qytetarëve me administratën, por është një platformë ku ata marrin shërbimet e tyre shtetërore. Platforma nuk zëvendëson gjykatën, pasi është një mekanizëm në duart e qytetarëve për marrëdhëniet e tyre me pushtetin ekzekutiv, me qeverinë dhe me bashkitë.”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kryeministri rama platforma per bashkeqeverisjen vlore kryeministri rama platforma per bashkeqeverisjen vlore

Sondazh

Poll