Politike

Incidenti në Fier/ Subashi: Si votohet në zyrën e shtetit? Të hënën do analizohet

18 Dhjetor 2021, 11:30 Nga DOSJA
Incidenti në Fier/ Subashi: Si votohet në zyrën e shtetit?

TIRANË– Luan Baçi denoncoi incidentin në qendrën e votimit të degës së PD në Fier, ku tregoi se policia bashkiake me urdhër të Armando Subashit kishte penguar vijimin e procesit të votimit. Subashi ka reaguar duke u shprehur se nuk ishte në dijeni të këtij incidenti. Më tej ai shton se sapo u konstatua u morën masat e menjëhershme dhe Policia Bashkiake pezulloi votimin. Sipas tij, të hënën do të bëhet një analizë e detajuar mbi këtë situatë dhe nëse është e nevojshme do të merren masa administrative.

“Po si mund të bëhet votim partiak në zyrat e njësisë administrative?!! Është njësoj sikur votimi në Fier të kryhej tek zyrat e bashkisë. Të hënën do analizohet si ka ndodhur, do nxirren përgjegjësitë konkrete dhe po qe nevoja do merren edhe masat konkrete administrative. Unë sapo rashë ne dijeni veprova menjëherë”, tha Subashi.

LAJMI KRYESOR: VOTIMI- Berisha shkarkon Bashën me referendum: Ditë historike! (Zhvillimet)

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike armando subashi luan baci referendumi kunder bashes armando subashi luan baci referendumi kunder bashes

Sondazh

Poll