Politike

VD-Referendumi/ Vokshi: Deri në orën 11:00 kanë votuar 11,600 anëtarë të PD

18 Dhjetor 2021, 11:28 Nga DOSJA
VD-Referendumi/ Vokshi: Deri në orën 11:00 kanë votuar 11,600

TIRANË– Deputetja Albana Vokshi ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 kanë votuar 11,600 anëtarë të Partisë Demokratike në referendumin për shkarkimin e Bashës nga kreu i PD-së. Vokshi u shpreh se interesi ka qënë i lartë, e se ka ende radhë të gjata në qendrat e votimit.


Interesi i demokratëve për të votuar është shumë i lartë, është një nga ditët më të rëndësishme të pluralizmit politik në të gjithë vendin. Ka radhë të gjatë në qendrat e votimit, ka qytetarë që mund të presin me orë të tëra. Shkodër 1080. Lezhë 1100. Kukës 915. Dibër 548. Durrës 1191. Tiranë 2566. Elbasan 731. Berat 251. Korçë 855. Fier 1535. Gjirrokastër 485. Vlorë 423Në çdo qendër ka fluks, dhe në momentet që ne flasim ky fluks do të jetë edhe më i lartë. Edhe Rama edhe Basha kanë kërkuar që ta pengojnë këtë Referendum, që është një ngjarje e paprecedentë për politikën shqiptare.’-tha Vokshi.

LAJMI KRYESOR: VOTIMI- Berisha shkarkon Bashën me referendum: Ditë historike! (Zhvillimet)

(a.b)./dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi referendumi kunder bashes albana vokshi referendumi kunder bashes

Sondazh

Poll